Tuesday, 13/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobitë e kumbullës



Dobitë e kumbullës

Efektet pozitive të frutave mbi shëndetin tonë janë të dokumentuara në mënyra të ndryshme, por vetitë e kumbullës janë mbresëlënëse.

Një kumbull e një madhësie mesatare përmban rreth 115 mg kalium, mineral i cili ndihmon në mirëmbajtjen e tensionit të gjakut dhe zvogëlon rrezikun e goditjes (pikës në tru).

Për më tepër, pigmenti i ngjyrës së kumbullës i quajtur antocianinë ka efekte mbrojtëse kundër kancerit duke i pastruar radikalet e dëmshme të lira, përcjell lajmi.net

Kumbullat e thata sjellin dobi poashtu edhe në mirëfunksionimin e zorrëve. Secila kumbull e thatë përmban 1 g fibër.





Duke u bazuar në të dhëna të publikuara nga studiues Kanadez, kumbullat kanë indeks glicemik të ulët dhe janë produkt i përshtatshëm për të mbajtur ulët nivelin e sheqerit në gjak e në këtë formë parandalimin e diabetit të tipit 2.