Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobitë e Kistit Indian

Dobitë e Kistit Indian

kisti indian

Dobitë e kistit Indian janë të shumta, disa dobi kryesore të tij janë:

– Forcon muskujt të cilët ndodhen përeth zemrës.- Ul tensionin e lartë të gjakut. – Eshtë kundër kancerit të prostatës.- Aktivizon dhe forcon hormonet. – Përmban enzima për tretjen dhe është kundra aciditetit.

– Rrëja e lëngut të kistit ndihmon në rastet e dobësimit të mëlçisë, dobësimit të tretjes, plogështisë së lukthit, gripit (influenca) abdominal, barkqitjes dhe ndihmon në zbritjen e temperaturës përsëritëse, qetëson temperaturën kuartante (tek malarja), ndërsa melhemi i saj ndihmon në zbutjen e dhëmbjes në shpinë ose dhëmbjeve reumatike në regjionin lumbal.

– Rrënja e kistit ndihmon gjithashtu në rastet me pleuritis, zbret temperaturën e tij të lartë, qetëson simptomat e asmës, rëndimin në gjoks dhe zvoglon etjen. – Kisti Indian i bluar përdoret gjithashtu për përgatitjen e andidotit (arab: tirjak) për shërimin e kafshimit nga gjarpëri.

– Eshtë i dobishëm kundër dhimbjes përgjatë urnimit. – Lyerja e fytyrës me pomadë e cila është përgatitur me kist, të zier me ujë dhe mjaltë, ndihmon në menjanimin e njollave dhe kontrollin e ndryshimeve në lëkurë dhe gjoks, që janë pasojë e shtatëzanisë, ose e paushqyeshmërisë.

– Lyerja dhe masazhi me këtë pomadë ndihmon gjithashtu në menjanimin e njollave (shenjave) kirurgjikale dhe të shenjave të zakonshme.

– Galeni ka shënuar se kjo mund të ndihmojë gjithashtu në kontrakcionet spazmatike dhe shtangimet e muskujve të dirigjuar (lat.Tetanus), si dhe përdoret gjithashtu në shërimin e pleuritisit.

– Shumica e mjekëve botërorë nuk kanë patur mundësi të njohin dobitë e theksuara që ka kjo bimë, e sidomos vetinë e saj në shërimin e pleuristit.

– Eshtë ilaç kundër shëndoshjes dhe dhjamit të tepërt, (kërkimet e mjekut japonez Jako Xhau Sashi në vitin 2005), dobitë nga faqa 1 – 6 nga raporti i revistës shkencore për specilistët e farmacive. Viti 2004 Universiteti i Teksasit për kistin Indian. – Ai është mjet për shpërlarje dhe laksativ.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ushqimet më të mira anti-kanceroze !?

– Përmban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorrët nga papastërtitë. – Eliminon bllokimin e mëlçisë të veshkave dhe fshikëzës urinare. – Përdoret si çaj kundra ftohjes. – Përdoret kundër kollës dhe bronkitit. – Ndihmon në rritjen e tonusit të trupit. – Vepron si tonik digjestiv. – Ndal gogësimën. – Pakëson thartirën e lukthit. – Stimulon tahitjen e urines. – Zbërthen gazrat. – Lehtëson dhëmbjet në zorrë. – Nxjerr parazitët jashtë zorrëve. – Stimulon ciklin mestrual. – Rrit tahitjen e qumështit nga gjoksi i nënës. – Qetëson dhe lehtëson dhëmbjet reumatike. – Rregullon proçeset oksidoreduktive dhe vendos ekulibrin në sistemin neuroendokrin, – Rrallon dhe menjanon gazrat e dëndur, të cilët grumbullohen në zorrë ose lukth. – Dendëson fluidet e trupit. – Përshpejton mardhëniet seksuale dhe është shumë veprues në shërimin e fluideve dhe lëngjeve që mblidhen në trup (lat. edem). – Eshte rregullues për ilaçe që shkaktojnë të vjella dhe shërben për shërimin e tretjeve të çrregulluara, të fermentuara apo të prishura (lat. Dispesia) dhe ënjtjeve që shoqërohen me dhimbje. – Gjithashtu ndihmon njerzit që vuajnë nga bronkitet kronike. – Ndihmon taijitjen e pështymës dhe përveç të tjerave ndihmon në shpërlarjen e pështymës viskoze.- Ndihmon taijtjen e spermës. – Nxit pasionin për seks, (dobitë nga vëllimi 7 – 15 nga libri gjithëpërfshirës i Ibën Nefisit 23/ 191,194 ose shiko adresën e internetit ëëë.khayma.com. – Lehtëson absorbimin përbërësve tretës. – Komponohet me temperamentin flegmatik të melçisë dhe të lukthit dhe e largon urthin e përkohshëm të lukthit. – Nihmon në sëmundjet e melçisë, dhe është kundra dhimbjeve të shpinës etj…

Categories

Archives