Monday, 20/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobitë e hapjes së iftarit me hurma dhe ujë përpara faljes së namazit të akshamit



Dobitë e hapjes së iftarit me hurma dhe ujë përpara faljes së namazit të akshamit

Sipas një studimi të fundit te mjekëve në botën arabe, faktë i cili është konfirmuar nga disa qendra se studimore, pritja e iftarit fillimisht me disa hurma dhe ujë e pas kësaj ti paraprijë falja e namazit të akshamit ngrënies së iftarit, paska dobi në disa aspekte, edhe atë:

1 – Ushqimi që më së shpejti e ripërtrinë trupin pas urise janë karbohidratet që i përmban hurma, e cila madje i ka me bollëk, ajo është gjithashtu e ëmbël, ëmbëlsia e së cilës e freskon gojën dhe e humbë ndjenjën e urisë.

2 – Ujë i marë në një masë të vogël e humbë etjen e ditës së gjatë dhe e shtyp thatësinë e hurmës që hahet përpara saj.

3 – Koha që kalon deri në uljen për të ngrënë pas faljes së akshamit është kohë e shkurtër e cila i mjafton sistemit nervor që ta “sensibilizoj” organizmin se uria dhe etja është thyer e si pasojë trupi ndjen një uri të paktë që rezulton në një ngrënie modeste dhe jo të tepruar, pra trupi nuk ndjehet i uritur e si pasojë besimtari të haj shumë.

4 – Me ngrënien e hurmave dhe ujit përpara faljes së akshamit nuk e lën që organizmi të “bombardohet” me ushqim nga uria e madhe e cila pasi që teprohet dhe njeriu nuk ndjen ngopje për një kohë të gjatë trupi dhe stomaku mbingarkohet e si pasojë ngopja ndjehet me vonesë, porse ajo e rëndon me vonë personin i cili nuk është aq i lehtë për të vazhduar me agjendën e adhurimeve të Ramazanit siç është falja e teravisë apo të rin i pazgjuar më shumë se zakonisht pasi që ngrënia e tepërt ndikon në “lodhje” të sistemit digjestiv e si pasojë ajo preferon nxitjen e gjumit për ta “rehabilituar” veten si sistem.

5 – Ndërprerja më e mirë që mund të bëhet urisë së ditës së agjëruar është pikërisht me këto dy “artiku” për shkak të përpërse organik që përmbajnë edhe atë më sasi të “përsosur” sa i përket asaj që i nevojitet organizmit në ato çaste.

6 – Në këtë lloj iftari pikërisht qëndronka edhe aftësia shëruese e agjërimit për një sërë sëmundjes pasi që ngrënia e iftarit pa këto përbërës dhe mos pauzimi ndërmjet ngrënies së hurmave dhe ujit dhe ushqimit eviton aftësinë shëruese të agjërimit madje siç e cekëm më lartë ajo shkakton “mbingarkese” të organizmit nga ngrënia e tepërt.

Tani ne ju pyesim juve:





A mos vallë Allahu na e tregoj se kur hyn agjërimi dhe kur mbyllet ai duke e hapur me iftar dhe ne tani jemi të lirë në zgjedhje që ta hapim ashtu siç duam…

JO pasha Allahun JO…

Porse Allahu përmes Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, na tregoj se si hapet iftari në formën më të përkyer, pra urdhëroni hapni sipas sunetit që të jemi çdoherë para aritjeve shkencore që po zbulohen mbi agjërimin.

 

Përmblodhi dhe i përshtati të dhënat nga studimet: Dr. Visar Xhaferi





Categories

Archives