Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobitë e dërgimit të Salavateve


Dobitë e dërgimit të Salavateve


muhamedi alejhi selam

Dobitë e dërgimit të Salavateve:

1. Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu xh.sh. – thotë Pejgamberi salAllahu alejhi we selem: “Kush më dërgon një salavat, Allahu atij i dërgon dhjetë salavate” (Buhariu)

2. Kthimi i salavatit prej Pejgamberit a.s. – “Nuk ka asnjë musliman që më përshëndetë me selam e që All-llahu të ma kthen shpirtin për t’ia kthyer selamin”. (Imam Ahmed,Ebu Davud).

3. Afërsia me Pejgamberin salAllahu alejhi we selem – “Vërtetë njeriu më i afërt me mua në Ditën e gjykimit është personi që më së shumti më ka dërguar salavat”.

4. Kushtëzohet pranimi i lutjes pas salavatit – Transmeton Aliu radijAllahu anhu se Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë: “Nuk ka asnjë lutje që në mes saj e Qiellit të mos ket hixhab (pengesë) përderisa nuk dërgohet salavat mbi mua dhe vetëm pasi të dërgohet salavati ngrihet ajo pengesë”. (Tirmidhiu).

5. Melaiket luten për ata që dërgojnë salavat – Muhamedi salAllahu alejhi we selem ka thënë: “Allahu ka krijuar një grup melaikesh të cilët i urdhëron të kërkojnë vendtubime aty ku përmendet Allahu. Nëse gjejnë vende të tilla, ndalen pranë tyre, ku bëjnë amin në lutjet e besimtarëve të pranishëm, nëse ata dërgojnë salavat, melaiket së bashku me ta dërgojnë salavat, derisa besimtarët të shpërndahen, pastaj melaiket i thonë njëri tjetrit, lum për këta që po kthehen të falur prej Allahut”.

6. Të fituarit e shefa’atit (ndërmjetësimit) të Muhamedit salAllahu alejhi we selem – “Kur të dëgjoni muezinin përsëritni ato që i thotë ai gjatë ezanit, pastaj dërgoni salavat në mua, pastaj prej Allahut kërkoni Vesilen për mua, pozitë që i jepet vetëm robit të Allahut, shpresoj jam unë, prandaj kush kërkon vesilen për mua, më është lejuar t’i bëj shefa’at atij”.

7. Përkujtimi për Pejgamberin salAllahu alejhi we selem – “Prej ditëve më të mira tuajat është dita e Xhumasë, në të cilën ditë u krijua Ademi alejhi selam, në atë ditë edhe vdiq, atë ditë fryhet në sur dhe atë ditë ngjan kiameti, prandaj shumë dërgoni salavate atë ditë, sepse vërtet salavatet tuaja arrijnë tek une”. Sahabet e pyetën: “O i Derguar si të vijnë salavatet nëse atëherë nuk do të jesh më?” Pejgamberi salAllahu alejhi we selem iu pergjijg: “All-llahu ia ka ndaluar Tokës t’i gëlltisë trupat e Pejgambereve”. (Ebu Davud, Ibni Maxhe, Nesaiu, Ahmedi).

8. Dërgimi i salavateve gjatë hyrjes në Xhami – Transmeton Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur dikush të hyjë në xhami le të më përshendesë me selam dhe le të thotë: “O Allah më hap dyert e mëshirës Sate”. (Ibni Hibbani)

9. Salavati shkak i shpëtimit nga vështirësitë – Nga Sehl ibn Sad transmetohet të ketë thënë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi salAllahu alejhi we selem duke iu ankuar për problemet e shumta jetësore, varfërinë e madhe dhe vështirësitë e ndryshme, atëherë Muhammedi salAllahu alejhi we selem i tha: “Kur të hysh në shtëpinë tënde iu jep selam është dikush aty apo jo, pastaj më dërgo salavat mua dhe lexo Kul Huvallahu Ehad”. Ky njeri filloi të vepronte në ketë mënyrë derisa gradualisht filloi t’i përmirësohet gjendja. Zoti ia shtoi pasurinë aq shumë saqë ai u shpërndante të afërmëve dhe fqinjëve të tij (Xhelaul Efham fi fadli essalat ala Muhamed-Ibnul Kajjim El Xhevzij)

10. Salavati në vend të dhënies së Sadakasë – Nga Ebi Seid r.a. transmetohet se Muhamedi salAllahu alejhi we selem ka thënë: “Kur dikush nuk ka mundësi të japë sadaka, në lutjen e tij le të thotë: “Allahumme Sali ala Muhammedin abdike ve Resulike ve Sali alel Muminine vel Muminat vel Muslimine vel Muslimat”. (O All-llah derdh bekimet mbi robin dhe të dërguarin Tënd – Muhammedin salAllahu alejhi we selem, dhe mbi besimtarët dhe të nënshtruarit e Tu).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si te fitosh 1500 sevape per nje minute!

11. Përfitimi i mëshirës Hyjnore – Nga Umer ibni Hattabi transmetohet se Muhamedi salAllahu alejhi we selem ka thënë: “Kushdo që ka marrë abdes le të thotë më pas: “Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve enne Muhameden abduhu ve Resuluhu”, pastaj le të më dërgon salavat, sepse këtij besimtari do t’i hapen dyert e mëshirës së Zotit (Xhelaul Efham fi fadli essalat ala Muhamed-Ibnul Kajjim El Xhevzij).

12. Të paraqiturit e salavatit tek Pejgamberi salAllahu alejhi we selem – Nga Ebu Hurejra, Muhamedi asalAllahu alejhi we selem ka thënë: “Kush më dërgon salavate pranë varrit tim e dëgjoj atë, ndërsa kush më dërgon salavat nga larg, unë e di atë. (po aty fq 15)

13. Salavati mundëson të pamurit e Resulit salAllahu alejhi we selem – Imam Eshsharaniu thotë se Muhamedi salAllahu alejhi we selem ka thenë: “Ai që thotë këtë salavat do të më sheh në ëndërr, dhe kush më sheh në ëndërr, do të me shoh në Ahiret, ku do të pijë nga uji i Keutherit dhe nuk do ta djeg zjarri”. Ky salavat ka këtë përmbajtje: “Allahume Sali ala ruhi Muhamedin fil ervah ve ala xhesedihi fil exhsad ve ala kabrihi fil kubur ve ala alihi ve sahbihi exhmein”.

Dijetari i mirënjohur ibnul Kajjim el Xhevziu në librin e tij të lartëcituar, kushtuar rëndësisë së salavateve përmend disa nga dobitë e dërgimit të salavateve siç janë: dërgimi i salavateve është praktikim i urdhërit të All-llahut; pajtim me All-llahun dhe melaiket në bashkimin në dërgimin e salavateteve; fitohen dhjetë mirësi; i fshihen dhjetë gjynahe; pranohet lutja për shkak të salavatit; All-llahu ia heq brengën besimtarit; shkak i përfundimit të mirë të gjërave; salavati zëvendëson sadakën; pastrim nga përgojimi; salavati të kujton atë që nuk të bie ndërmend; fshin gjynahet; salavati para vdekjes do ta përgëzon me xhenet; largon varfërinë; salavati të shtyn në rrugën e Xhenetit ndersa ai që e le e shtyn në rrugën e xhehenemit; salavati na largon nga tubimet e këqija ku nuk përmendet All-llahu dhe i Dërguari Muhammedi salAllahu alejhi we selem; plotëson lutjen që fillon me falënderim ndaj Allahut; ndriçon Urën e Siratit; salavati tërheq njeriun nga vetmia; siguron të përkujtuarit e mirë të njerëzve për atë që thotë shume salavateve; sjell begati dhe bekime; salavati sjell meshirë dhe falje nga Allahu; ndihmon në shtimin e dashurisë ndaj Pejgamberit; Pejgamberi i do ata që i dërgojnë salavate; është shkak i udhëzimit dhe gjallërisë së zemrave; salavatet bëjnë që emri i personit që dërgon salavat t’i paraqitet Pejgamberit a.s. me anën e salavatit; forcohen këmbët në Urën e Siratit; salavati është mënyrë e të dalurit hakut Muhamedit salAllahu alejhi we selem dhe mirënjohje ndaj tij; është formë e dhikrit të falenderimit të Allahut si dhe është një forme lutje.

Të përmendurit e Muhamedit salAllahu alejhi we selem duhet përnjëherë tek ne të ngjallë ndjenjën e respektit dhe dashurisë, nuk guxojmë assesi të qëndrojmë indiferent duke mos i dërguar salavat, e posaçërisht pas këtyre udhëzimeve që u dhanë më lartë. Është njeri i qortuar ai që nuk dërgon salavat, ashtu si­ç na mëson vet i Dërguari Muhamedi salAllahu alejhi we selem, ku thotë: “Koprrac i vërtetë është ai që dëgjon emrin tim dhe nuk më dërgon salavat. (Tirmidhi, Ibni Hiban).

Falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e të gjithë botërave. Salati dhe selami qoftë mbi Muhamedin salAllahu alejhi we selem, familjen e tij të pastërt shokët e tij besnik dhe mbi te gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.

image_pdf
Tags:

Categories

Archives