Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobitë e Ajetul – Kursijji (Tesbih dova)


Dobitë e Ajetul – Kursijji (Tesbih dova)


tesbih dova

Dobitë e Ajetul – Kursijji

“Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursija e Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!” (Bekare, 255)

Dobitë e Ajetul – Kursijji

– Pohimi i njësimit të Allahut në adhurim (teuhidul-uluhuje).
– Emri Allah është njëri ndër emrat e mëdhenj të Zotit dhe të gjithë emrat e tjerë i referohen emrit Allah.
– Me të drejtë për t’u adhuruar është vetëm Allahu i Lartësuar.
– Pohimi dhe shënimi i emrit të Allahut “El-Hajj”, i Gjallë e i Përjetshëm.
– Pohimi i emrit të Allahut “El-Kajjun”, Mbajtësi (Mbizotëruesi i gjithçkaje).
– Njeriu për çdo çështje duhet t’i kthehet Krijuesit të tij.
– Allahun nuk e kap dremitja dhe gjumi, pa dyshim që këto janë cilësi të mangëta me të cilat Allahu nuk cilësohet.
– Sundimi i Allahut është gjithëpërfshirës, Atij i përket gjithçka që ka krijuar.
– Njerëzit janë të varfër dhe kanë nevojë për Allahun e Lartësuar.
– Allahu pranon ndërmjetësimin dhe kjo ndodh vetëm me lejen e Tij.
– Dituria e Allahut është gjithëpërfshirëse dhe njeriu mund të dijë vetëm pak, sa ia bën të mundur vetëm Zoti.
– Kursija e Allahut është krijim madhështor i Tij dhe është më e gjerë se qiejt dhe Toka.
– Kujdesi i Allahut për qiejt dhe tokën nuk është i vështirë për Të, Ai është i Gjithëfuqishëm.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mos u nervozo!
Tags:

Categories

Archives