Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Dobia e diturisë

Dobia e diturisë
Dobia e diturisë

Injoranaca është vdekja e ndërgjegjes dhe zhdukja e jetës.

“….. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!”( Hud,46)

Dituria është dritë,për t’i dëshmuar dhe njohur të vërtetat,e cila të jep gjallëri në shpirt.

“ Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë.“( El-En’am.122)

Lumturia dhe zgjerimi i kraharorit vjen me lypjen e diturisë.Ajo ekziston e nëse dëshiron ta gjesh, përpiqu dhe kërkoje,se dituria të zhvillon trurin dhe të bën të kuptosh atë që ishte e panjohur për ty.Dituria të jep zgjuarsi të zbulosh të mbuluarën dhe të fshehurën.Kur njeh dhe zbulon të panjohurat bëhesh aktiv dhe përpiqesh të shikosh gjithnjë e më larg. Kurse injoranaca është mërzi e pikëllim,s’të ndryshon diçka në jetë,jeta jote qëndron në vend dhe i ngjan ujit që nuk rrjedh – e djeshmja si e sotmja,e sotmja se e nesërmja.
Nëse dëshiron të jesh i lumtur në këtë botë kërkoje diturinë dhe orvatu të mbledhësh njohuri mbi gjërat që të sjellin dobi.Atëherë do të largohen mendinet e kota që ta lodhin trurin:
“…. thuaj: “Zoti im, më shto dituri!”(Taha,114)

Asnjeri të mos krenohet me pasurinë që ka se edhe po pati sa kodra e Uhdit ai mbete injorant dhe në dituri është zero,jeta e tij mbetet e zbrazur dhe e paplotësuar.
Sa e lartë dhe e shtrenjtë është dituria,sa mirë freskohet gjoksi me freskinë e saj, dhe sa shpejt ia çel truri derën kur ajo o troket.Aid el Karni

Categories

Archives