Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Djersitja e tepëruar: Hiperhidrozis



Djersitja e tepëruar: Hiperhidrozis
Djersitja e tepëruar: Hiperhidrozis

Djersitja e tepërt, është si pasojë e hiperaktivitetit të gjëndrave të djersitjes. Djersitja, është një nga mekanizmat për të mbrojtur trupin nga temperaturat e larta . Megjithatë, xhdonjeri nuk djersitet njëlloj.

Djersitja e tepërt jo cdo herë ka të bëje me ndonjë sëmundje. Zakonisht është e lidhur me peshën e tepërt të trupit, sepse ka të bëjë me ngarkesë të tepëruar,që domethënë edhe për aktivitete normale trupi I njeriut me peshë të lartë do të harxhojë energji më të madhe për të kryer qoft edhe punët më të thjeshta si ,ecje,vrap etj . Djersitja e tepruar gjithashtu mund të shkaktohet edhe nga disa barna,. Ndonjëherë mund të paraqitet si një simptomë e një sëmundjeje sistemike si që është hipertiroidia(funksionimi I tepëruar I gjëndrës Tiroide).

Përpiquni të konstatoni për faktorët që ju shkaktojnë djersitje jashtë mase. Veni re a djersiteni më tepër se tjerët në një dhomë të ngrohtë, apo xhdo lëvizje e thjeshtë e juaj ju shkakton djers. Herpashere situatat me stres dhe ankth, takimet me punëdhënësin tuaj mundët tju shkaktojn djersitje të tepëruar. Nëse konstatoni se stresi,ankthi ësht shkaktar I kësaj situate tek ju duhet të gjeni mënyrat për tu larger nga to dhe të relaksoheni.

Kafja, çaji janë stimulues të gjëndrave për djersitje dhe nuk duhet ti konsumoni përderisa vuani nga ky problem. Konsumoni sasi të më të madhe të ujit për të kompenzuar atë që e keni humbur me djersë.





Mundohuni të rini larg faktorëve qe stimulojnë sistemin tuaj sempatik(mjedisi zhurmshëm,muzika me zë të lartë,persona që ju nervoyojnë etj) dhe ju shkaktojnë më shumë djersitje . Mundohuni të gjeni metoda për tu relaksuar dhe për tu qetësuar. Meditacioni gjithashtu mund të ndihmojë. Lëvizja dhe sporti i rregullt ju mundëson punë të rregullt gjëndrave të djersitjes dhe do të zvogëlojnë semptomet tuaja .

Djersitja mund të shkaktojë humbje të Zink ut deri në 3 mg në ditë. Zink u si një nga elementet themelore që luan rol në sintezën e AND së dhe të proteinave,luan në rol të madh edhe në funksionimin normal të sistemi të tretjes,elementeve të gjakut,imunitetit dhe trurit. Andaj është e preferuar të merni 30 mg Zink në ditë për të kompensuar të humburën dhe për shëndet më të mire.