Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dje më ndodhi një ngjarje shumë e çuditshme, e desha ta ndaj me vëllezërit e mi.

Dje më ndodhi një ngjarje shumë e çuditshme, e desha ta ndaj me vëllezërit e mi.

Dje më ndodhi një ngjarje shumë e çuditshme, e desha ta ndaj me vëllezërit e mi.

Dolëm 3 vetë për në xhami për faljen e namazit të sabahut dhe duke ecur na doli një qenush i cili lente shumë. Fillimisht menduam se do të na sulmojë por jo, deshi të lozte…

Vazhduam ecjen por qenushi me kokën lartë ecte para nesh, sikur të ishte bashkë me ne. Kur kaluam te kthesa e xhamisë, ai vazhdoi drejt por sapo e kuptoi se nuk ishim pas tij, mori kthesen tonë dhe vazhoi ecjen para nesh.

Ne hymë në xhami dhe dolëm e ai ishte duke na pritur. Rrugës për në shtëpi, prapë me kokën dhe bishtin lartë ecte para nesh.

Kur arritëm afër shtëpisë sime, na doli një tufë qenësh, njëri më i madh se tjetri, por për çudi! Ky qenushi i trembi të gjithë.

Tani, nuk di si ta komentoj ndryshe përveç se duke cituar hadithin: “Kush e falë namazin e sabahut me xhematë (në xhami) është nën mbrojtjen e Allahut”.

Na mbrojti Allahu me një qenush endacak

P.s. kur u larguan qentë, u largua edhe qenushi në anën e kundërt me ta. Mbaroi “misioni”.

I Madhëruar je o Zoti im që na e rritë imanin tonë edhe me një qenush të vockël.

Liridon Terstena

Categories

Archives