Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Djali vret babain me sende të forta

Djali vret babain me sende të forta

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Tapizë të Krujës, kudjali ka vrarë babain e tij me mjete të forta. Goditja ka rezultuar fatale për shtetasin Deli Krashi 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

policia shqiptare
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë bërë dhe arrestimin e autorit të vrasjes, Ardit Krashi 19 vjeç,djali i viktimës. Po kështu blutë po marrin në pyetje edhe familjarët e tjerë të pranishëm gjatë kryerjes së krimit.

Sipas hetimeve paraprake, mësohet se atë e bir janëgrindur, pasi 65-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin që është goditur nga i biri.

Sipas burimeve brenda policisë, Ardit Krashi i tha forcave blu se nuk kishte për qëllim që ta vriste babanë. Ai tha se babai kishte ardhur i dehur në shtëpi dhe nisi të rrihte nënën dhe motrën.

Për këtë arsye, ai kërkoi të vetëmbrohej duke e goditur me sende të forta në kokë. Ai tregoi se e kishte lidhur nga këmbët dhe më pas e kishte nxjerrë jashtë oborrit të shtëpisë.

Ai tregoi se babai pinte vazhdimisht dhe ishte i papunë. “Babai erdhi i dehur në shtëpi, duke na rrahur. Nuk kisha qëllim ta vrisja, por të parandaloja. Babai filloi të rrihte mamanë dhe motrat. Ndërhyra për ta ndaluar dhe e godita në kokë. E nxora jashtë dhe më pas e lidha këmbë e duar. Se dija se kishte vdekur, doja të mos na rrihte sërish”, rrëfeu i riu në polici.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm një ditë pas vrasjes në Durrës, ku një adoleshent u ekzekutua me kallashnikov nga një bashkëmoshatar i tij në ambjentet e shkollës. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kryeministri Edi Rama, fyen vajzat me shami

Categories

Archives