Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Djali i ish politikanit antiislamist e pranon Islamin gjatë një konference në EBA

Djali i ish politikanit antiislamist e pranon Islamin gjatë një konference në EBA

djali holandezit

Djali i politikanit të shquar holandez Arnoud van Doorn ka pranuar Islamin gjatë Konventës së fundit të Paqes Ndërkombëtare në Dubai.

Doorn më parë ishte një një kritik i ashpër i Islamit dhe ishte i përfshirë ne filmin kontraverz anti islam ‘Fitna’ para se të bëhej musliman disa vite më parë.

Babai gëzimin e shprehi në Twitter për të njoftuar konvertimin e djalit të tij Iskander de Vries ‘ në Islam, duke e publikuar certifikatën zyrtare.

Van Doorn ishte një ish-anëtar i partisë anti–Islame të krahut të djathtë holandez Geert Wilders Partisë për Liri. Wilders ishte njeriu që qëndroi pas filmit  anti-Islam të vitit 2008 , “Fitna”.

Gjatë udhëtimit në haxh në vitin 2013, duke folur për gazetën e përditshme ‘Saudi gazette’, Van Doorn i kishte thënë se ai me një pendim të hidhërishëm i vjen keq që ka marrë pjesë në prodhimin e filmit Fitna (rebelim), duke shtuar se kishte ardhur në vendet e shenjta për t’u lutur për shlyerjen e mëkateve te tij.

Van Doorn i kishte thënë se do të prodhojnë një film të ri, i cili do të tregojë thelbin e vërtetë të Islamit dhe personalitetin e saktë të Profetit Muhamed (a.s.).

Ai aktualisht shërben si President i Fondacionit të Davetit Evropian dhe Ambasador i marrëdhënieve mes fytyrave të njohura për Shoqatën e Davetit Kanadez në Evropë. /krenaria/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Erdogan: Intervenimi i NATO-së në Siri, duhet të jetë i ngjajshëm si në rastin e Kosovës

Categories

Archives