Thursday, 20/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dituria, rrugë e sigurt drejt zhvillimit

Dituria, rrugë e sigurt drejt zhvillimit

Prof. Ass. Dr. Shefqet Krasniqi

 

(Me rastin e promovimit të dy librave të mi të fundit)

Jemi në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, pjesën në të cilën ka filluar shpallja e Kur’anit. Sikur që e dini, para më shumë se 1430 vitesh, në shpellën Hira, në Mekë, atje ku Muhamedi [Paqja dhe mëshira qofshin me të!] vetmohej për adhurim, filloi shpallja e fjalëve të para hyjnore:

Shefqet Krasniqi

“Lexo me emrin e Zotit tënd!” (Alak, 1)

Me këto fjalë filloi kontakti ndërmjet qiellit dhe tokës për t’i treguar gjithë njerëzimit, muslimanëve në veçanti, se rruga që duhet ndjekur është ajo e dijes.

Për të dëshmuar këtë shpirt dije dhe shkence të Islamit, edhe në mesin tonë, pata nderin që më 31.07.2013 të bëj edhe promovimin e dy veprave të mia, “Shtatë grupet e lumtura në Ditën e Gjykimit” dhe “Djaloshi më i bukur në botë”. Përmes këtij promovimi, gjatë një iftari modest, me mysafirë e dashamirë të shumtë, ndër të cilët Myftiu Tërnava, Ministri Agani, akademiku Daci, e shumë të tjerë, u munduam të përçojmë mesazhin se Islami është fe e mendjes, arsyes së çiltër dhe diturisë.

Falënderoj shumë të gjithë pjesëmarrësit, e në veçanti anëtarët e panelit, për diskutimet, këshillat dhe sugjerimet e tyre. Ishte një konkludim i përbashkët se rruga jonë drejt zhvillimit, padyshim, është dituria.

Myftiu Tërnava ua përkujtoi besimtarëve dhe gjithë të tjerëve se ky Islam, i cili po etiketohet dhe njolloset nga ata që nuk kanë lexuar madje as dy tituj rreth tij, nuk ka të bëjë fare me akuzat që po i vishen. Një fe, që në esencë nënkupton paqe dhe që për fjalë dhe urdhër të parë ka diturinë, nuk ka mundësi të jetë e dhunshme. Kësisoj, Islami dhe ekstremizmi janë dy gjëra tërësisht të ndryshme, rrënjësisht të kundërta, absolutisht të papërputhshme. Janë të kthyera ‘shpinë për shpinë, pra diametralisht të kundërta, që nuk mund të takohen kurrë’– u shpreh Myftiu Tërnava.

Se Islami nuk është ekstrem, përkundrazi, ai ka traditë me rrënjë dhe rrjedhimisht edhe merita të mëdha në zhvillimin tonë kombëtar dhe kulturor, foli edhe akademik Daci. Ai tha fjalë të arta, fjalë të ëmbla e të mëdha, të cilat do të doja shumë sikur t’i kishin dëgjuar “të diturit”.

“Kosova mëton Evropën, por kurrë në kurriz të kulturës sonë. Në Evropë mund dhe duhet të shkojmë kështu siç jemi, shqiptarë muslimanë. Rruga jonë nuk është me emra e slogane, por me punë dhe dije”.

E për dijen dhe rëndësinë që i kushton asaj Islami, foli edhe Ministri Agani.

Thjesht, që të tre mysafirët e nderuar diturinë e përshkruan si rrugë të vetme drejt përparimit e avancimit. Ne nuk do të zhvillohemi në mënyrë magjike nëse vetëm hyjmë në Evropë. Nëse, sipas disa analizave, standardi ynë është larg atij evropian për 80 vite, atëherë në vend të llastimeve e deklaratave boshe, ne duhet të punojmë shumë më shumë. Jemi larg aq shumë sa që kërkohet shumë punë e angazhim. Vetëm avancimi shkencor e edukativ dhe dituria e hairit mund të na e shkurtojë këtë rrugë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  HOROSKOPI – T’I BESOJMË APO JO?

Këtë rrugë jam munduar ta përshkruaj pikërisht në këto dy vepra të botuara së fundi.

E vërteta është se ato janë kryesisht fetare, por, siç shpjeguan edhe anëtarët e nderuar të panelit, ato përmbajnë mësime të dobishme që ndihmojnë zellshëm në formimin sa më të mirë të muslimanëve, qoftë si individë, por edhe si shoqëri.

Ndërlidhjet analitike ndërmjet aspekteve materiale të jetës me ato fetare e shpirtërore janë elemente që garantojnë zhvillim dhe stabilitet shoqëror, ekonomik e politik të një vendi. Këtë element të rëndësishëm e kishte kuptuar për mrekulli Ministri Agani, kur gjatë fjalimi të tij shkoqiti me theks të veçantë ajetin kur’anor:

“Me të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut ia kanë frikën më se shumti dijetarët!” (Fatir, 28)

Gjatë elaborimit të librave në fjalë, ne nuk u mjaftuam vetëm me analizim të ajeteve të Kur’anit, por kemi sjellë edhe shembuj praktik nga historia personaliteteve të ndryshme muslimane. Në fakt, kemi veçuar një libër të tërë për të treguar se si pjekuria shpirtërore është element stabilizues, jo vetëm në jetën individuale të njeriut, por edhe në atë shoqërore.

Pra, ky është libri që flet për të Dërguarin e Allahut, Jusufin [alejhi selam] dhe shëmbëlltyrën e tij të pastër. Ai është model për besimtarin si individ, për sprovat dhe problemet me të cilat mund të ballafaqohet njeriu gjatë jetës, sikur që është model për besnikërinë dhe përgjegjësinë që duhet treguar besimtari në detyrat me të cilat është i ngarkuar. Ky libër sjellë prova historike se si formimi fetar është i pazëvendësueshëm. Ky libër na sjellë në kujtesë se populli ka nevojë imediate të përfitojë nga përjetimet, eksperiencat dhe rrugëdaljet e Jusufit [alejhi selam].

Ne jemi dëshmitarë të korrupsionit, vjedhjeve, vrasjeve dhe shumë e shumë krimeve tjera, por, mjerisht nuk na jepet rasti e as mundësia që t’ua dëshmojmë të gjithëve se kontributi ynë në parandalimin e këtyre dukurive mund të jetë akoma më i madh.

Islami është fe që reflekton prosperitet, andaj duhet ndjekur rrugën e tij për të realizuar qëllimet tona.

Le të jetë moto dhe mesazh i këtij promovimi se ‘vetëm me dituri të mirëfilltë ne mund të ecim para e të zhvillohemi’!

Categories

Archives