Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dituria e pakët rreth marrëdhënieve bashkëshortore

Dituria e pakët rreth marrëdhënieve bashkëshortore

Problemi: Dituria e pakët rreth marrëdhënieve bashkëshortore

Me këtë problem nënkuptohet mosnjohja e mënyrave të sjelljes gjatë marrëdhënieve intime midis bashkëshortëve.

Zgjidhja

1- Bashkëshortët duhet të flasin hapur me njëri-tjetrin për natyrën dhe përmasat e problemit.

2- Duhet përcaktuar shkaku i problemit, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për të. Kështu p.sh. nëse gruaja vuan nga depresioni, ajo duhet të vizitohet tek një mjek.

3- Nëse ajo bëhet nervoze para periodave, burri duhet ta kuptojë dhe ta mbështesë.

4- Në përgjithësi, bashkëshortët duhet të informohen, të marrin një kulturë më të gjerë në lidhje me këto çështje dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos kenë nevojë t’i drejtohen një pale të tretë.

5- Bashkëshortët duhet ta thonë ç’ndiejnë, në mënyrë që të bien dakord për zgjidhjen dhe mekanizmat e trajtimit të problemit.

Problemi: Shpenzimet e tepërta

Shpërdorimi i parave dhe i mosnjohjes së mënyrës për të kursyer, shpeshherë shkakton kontradikta midis bashkëshortëve.

Categories

Archives