Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dituria e interpretimit të ëndërrave

Dituria e interpretimit të ëndërrave

Dituria e interpretimit të ëndërrave është një degë shumë domethënëse e diturisë, të cilën Allahu ia jep kujtdo që Ai do prej robërve të Tij. Shumica e tyre [ëndërrave] bazohen në simbole që janë të dykuptueshme në domethënie dhe përshkrim. Se vërtet rëndësia e Diellit, Hënës dhe dymbëdhjetë yjeve që i ranë në sexhde Jusufit është se këto drita janë bukuria e qiellit dhe prej tyre buron dobia. Gjithashtu pejgamberët dhe dijetarët janë bukuria e kësaj toke, dhe nëpërmjet tyre njerëzimi udhëzohet nëpër errësirë mu ashtu siç udhëzohen me anë të dritës së yjeve, Diellit dhe Hënës. Për më shumë, pasi burimi i kësaj drite është nëna dhe babai i tij, është shumë e përshtatshme që Hëna dhe Dielli të simbolizojnë prindërit e tij, ngase nga ata buron drita më e madhe nga e cila ai dhe vëllezërit e tij janë lindur. Kështu, Dielli, që është emër femëror [në Arabisht] simbolizon nënën e tij ndërsa Hëna, që është emër mashkullor [në Arabisht] simbolizon babanë e tij dhe yjet simbolizojnë vëllezërit e tij.

Shkeputur nga 33 mesimet sures Jusuf

Categories

Archives