Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dita e nëntë


Dita e nëntë


dita e 9

Dita e nëntë

Dita e Arafatit. Prej ditëve ma të mira të vitit. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ka përmendur vlerën e kësaj dite në shumë hadithe. Prej tyre janë edhe këto:
Aisheja, radijallahu anha, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Nuk ka ditë në të cilën më së shumti Allahu çliron njerëz nga zjarri i Xhehenemit se sa në Ditën e Arafatit. U afrohet njerëzve dhe me ta krenohet para melaqeve: a thua vallë ç’duan këta njerëz”. Muslimi.
Gjithashtu Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Duaja më e mirë është duaja e ditës së Arafatit”. Shiko: “Vargun e haditheve të sakta”, të shejh Albanit.
Vlera e kësaj dite del në shesh edhe me hadithet që flasin për dhjetë ditët e muajit Dhul-Hixhe.
Sidoqoftë, kjo ditë për ne haxhinjtë është dita ma e madhe. Nuk ka haxh njeriu që nuk e shkel këtë vend në këtë ditë. Qëndrimi në Arafat nuk ka obligim tjetër përveç lutjes dhe dhikrit. Andaj haxhiu, i cili dje ka pushuar në Mina, sot ka energji dhe fuqi për ta kaluar në lutje dhe dhikër.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Fjala më e mirë të cilën e kemi thënë unë dhe pejgamberët para meje: la ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir- Ska hyjni që meriton adhurim veç Allahut, i cili është Një dhe pa ortak, Atij i takon falënderimi dhe pushteti dhe Ai ka fuqi për çdo gjë”.

Bekir Halimi
Një shkrim tjetër i dobishëm  5 errësirat

Categories

Archives