Vietnam
+16C

Dita e Ashurës

5%
User Rating

dita e ashures

Fjala “ashura” vjen nga arabishtja dhe rrjedh nga rrënja “ashr”që në gjuhën arabe do të thotë dhjetë.
Dita e Ashures është dita e dhjetë ë muajit Muharrem. Sipas një transmetimi të Abdullah ibn Abasit kur profeti Muhammed alejhi selam erdhi në Medine, vuri re që hebrenjtë mbanin agjërim ditën e ashures dhe pyeti shkakun
Ata iu përgjigjën:
“Kjo është një ditë e madhe. Atë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falënderim për këtë, profeti Musa agjëroi atë ditë. Edhe ne për respekt agjërojmë.”
I dërguari Allahut (alejhi selam) u shpreh:
“Ne e nderojmë më shumë se ju profetin Musa (alejhi selam).”
(Transmenton Muslimi)
Duke mbajtur edhe vetë agjërim urdhëroi popullin e tij të agjërojë ditën e ashures.

Agjërimi në ditën e ashures është sunnet. Veçse profeti ynë i nderuar, për të mos u ngjarë hebrenjve, na këshillon që së bashku me ditën e dhjetë të Muharremit, të agjërohet edhe dita e nëntë apo e njëmbëdhjetë, ose të agjërohen tri ditë të njëpasnjëshme.
Pejgamberi alejhi selam në një thënie të tij thotë:
“Dallohuni nga tradita e hebrenjve, duke agjëruar një ditë përpara dhe ditën pasuese nga dita e ashures.”
(Transmenton Buhariu)
Ndërsa në vitin e fundit të jetës së tij ka thënë:
“Nëse jetoj edhe vitin që vjen, do të agjëroj ditën e nëntë dhe të dhjetë të ashures. Agjërimi ditës së Ashures i shlyen gjynahet e vitit të kaluar.”
(Transmenton Muslimi dhe Ebu Davudi).
Ndërsa Kutade transmeton se sahabët e kanë pyetur Pejgamberin alejhi selam për agjërimin e ditës së Ashures dhe ai u ka thënë:
Xhabiri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Kush është bujar me veten dhe me familjen e tij në ditën e Ashures, Allahu do të jetë bujar me të për gjithë vitin.”
(Transmenton Bejhekiu)

Gradat e agjërimit të ditës së ashures janë:
1. Më e larta është agjërimi një ditë para saj dhe një ditë pas saj.
2. Pastaj vijon agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë.
3. Pastaj vjen vetëm agjërimi i ditës së dhjetë.
4. Shkaku i agjërimit të ditës së ashures
5. Është falënderim për Zotin e Madhëruar që e shpëtoi Musain (alejhi selam) dhe popullin e tij nga faraoni dhe ithtarët e tij, e kjo ka ndodhur në ditën e dhjetë të muajit muharrem.

Agjerim te lehte!

Related Post

Tags:

1 Comment

  1. disqus_MetvJ5NZhW
     /  Reply

    SUHBAN ALL-LLAH PO KENI KUJDES E MOS LUANI ME ALL-LLAHUN SE ALL-LLAHU NA KRIJOJ SKAPAS AS NUK KA AS NUK KAMEPAS ALL-LLAH TJETER PO KIJDES QKA PO FOLNI SUHBAN ALL-LLAH

POST YOUR COMMENTS

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

Categories