Friday, 28/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Dita e ashurasë – Ashura në islam

Dita e ashurasë – Ashura në islam

dita e ashures

Ashura në Islam

I

Me Emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit Mëshiruesit.

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e humb dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me ashtu sic e meriton Allahu dhe mos vdisni, vetem se duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vetje dhe nga ajo krijoi palën,bashkshorten e tij , e prej atyre linden rrodhen shumë burra e gra. Frikesojuni All-llahunme emrin e te Cilit përbetoheni, ruajeni lidhjetfarefisnore, All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

O qe keni besuarkeni frikë All-llahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush I bindet respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka fituar fitimin emadh.” (El-Ahzab:70:71)

E ne vijim: Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është humbje, e çdo humbje çon në zjarrë…

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Sunduesit të botërave, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu e ka bërë ndryshimin e ditës dhe të natës argument të qartë e të pashmangshëm të egzistencës dhe fuqisë së Tij absolute. Që në këto ditë-netë ne depozitojme punët tona e: “Kush punon ndonjë të mirë që peshon sa grimca atë do të gjejë dhe kush punon ndonjë të keqe që peshon sa grimca atë do të gjejë.[Zelzeleh: 7-8]

Islami i ka dhënë përparësi disa vendeve ndaj disa të tjerave. E, në fenë tonë nuk ka vend të shenjtë përveç Xhamisë së Mekës , Xhamisë së Profetit (alejhi selam) bashkë me rrethinën e qytetit të Medines dhe Xhamisë së Aksasë (rrethina me dy xhamitë).

Ndërsa përsa i përket atyre vendeve të ashtuquajtura “të shenjta”, “të mira”, për to në fenë tonë nuk ka bazë. Ato vlerësohen duke u shfrytëzuar injoranca e njerëzve të cilët janë të prirur të magjepsen e t’i besojnë ndodhive, për ta anormale, duke derdhur në to para e gjëra të tjera. Argumentimit se këtë vepër e bëjnë shumë persona, Zoti i madh e hedh poshte sic thuhet ne vargunKur’anit: “ Ata do te arsyetohen, Ne i gjetëm njerëzit të parët tanë në njëtradite, adhurim, e ne gjurmët e tyre do të pasojmë.[Zukhruf: 22] dhe u përgjigjet Allahu duke thënë: “ Ju keshtu do te veproni edhe nëse baballarët tuaj nuk llogjikonin asgjë, as nuk ishin të udhëzuar.” [El-Bekareh: 170].

Të tilla pretendimeve me ardhjen e Islamit iu dha fund: “Thuaj: (O Muhamed) Erdhi e vërteta dhe u zhduk e kota, e në realitet e kota ka qenë e zhdukur.” [Isra: 81]

Islami i ka dhënë përparësi disa diteve, muajve ndaj disa të tjereve. Në ajetin e mëposhtëm Kur’anor Allahu na tregon se: “…numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, ashtu siç është në librin e Allahut kur Ai krijoi qiejt dhe tokën, dhe ka vendosur, gjykuar që katër prej tyre të jenë të shenjta. “(Kjo) është feja e drejtë dhe e vërtetë. Kështu që mos i bëni vetes padrejtësi në këto muaj.” [Teubeh: 36]

Kështu që muslimani beson se disa kohë janë më të volitshme për t’u shfrytëzuar se disa të tjera si një e treta e fundit e natës, koha ndërmjet Ezanit dhe Ikametit, disa çaste të Xhumasë, dhjetëditëshi i Dhul-Hixhes, Ramazani si dhe muajt e shenjtë të cilët siç transmetohet në një hadith të saktë janë: “Muajt e shenjtë janë: Dhul-Ka’deh, Dhul-Hixheh, Muharrem dhe Rexheb.

Ne vijim theksojme se vende apo kohë të mira janë vetëm ato të përcaktuara nga Allahu dhe i Dërguari i Tij (alejhi selam). E në bazë të argumenteve muaji i Muharremit është dalluar në krahasim me muajt e tjerë të shenjtë për këto arsye:

– Ky muaj është i emërtuar në emër Islam ndërsa muajt e tjerë kanë mbetur me emrat të cilët i kanë pasur që në kohën e Xhahilijetit (injorancës).

– Me këtë muaj fillon viti hënor që muslimanët e dinë shumë mirë fillimin dhe mbarimin e tij, sepse me të është lidhur vetë feja e tyre.

– I Dërguari i Allahut (alejhi selam) e ka cilësuar këtë muaj duke thënë: “Muaji i Allahut, Muharremi”[Transmeton Muslimi].

Por një cilësim i tillë nuk përmendet për ndonjë muaj tjetër. Dihet se pak prej krijesave, Allahu i ka cilësuar“të Allahut” në shenjë nderimi kur dihet se të gjitha krijesat janë të Allahut, siç themi Qabja Shtëpia e Allahut, etj.

– Agjërimi në këtë muaj është më i dashur tek Allahu sesa çdo muaj tjetër. “Agjërimi më i mirë përveç Ramazanit është agjërimi i muajit të cilin e emërtoni Muharrem. [Transmeton Nesaiu].

Në një transmetim tjetër “Agjërimi më i mirë përveç Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut, Muharremit.[Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Daudi Nesaiu e të tjerë].

– Në të ndodhet dita e Ashura-së, dita e dhjetë e muajit për të cilin janë transmetuar hadithe të posaçme.

 

DITA E ASHURASË

 Ç’është Ashura, vallë a është ajo që njihet tek njerëzit si ashurja, ashure dhe hashure?

Përgjigjen meqenëse është çështje adhurimi detyrimisht duhet ta marrim nga argumentet e fesë e jo nga llogjika e infektuar nga bestytnitë e kota sepse “Allahu nuk ka zbritur për të tilla pretendime asnjë lloj argumenti, vetëm se pasojnë hamendjet dhe epshet, megjithëse u erdhi prej Zotit të tyre udhëzimi e verteta .” [En-Nexhm: 23]

Ashura është dita e dhjetë e muajit Muharrem sipas mendimit të drejtë të dijetarëve muslimanë, bazuar në gjuhën arabe, ngaqë “Ashura” vjen nga fjala “ashara” (dhjetë) dhe në hadithe si “Ashura është dita e dhjetë”. [Transmeton Darelkutni, Bejhakiu. Albani ka thënë: Hadith i vërtetë].

Një shkrim tjetër i dobishëm  SI T’I SHLYEJ GJYNAHET E MIA!!

Ndërsa për sa i përket lidhjes që i bëhet kësaj dite me ndonjë ushqim të posaçëm siç pretendojnë disa, themi se pretendime të tilla janë pa bazë. “… pasojnë hamendjet dhe epshet, megjithëse u erdhi prej Zotit të tyre udhëzimi e verteta .” [En-Nexhm: 23].

 

Ashura fitorja e besimit mbi kufrin

I Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:

“Kjo është ditë e madhe, në të Allahu i Madhëruar shpëtoi Musain dhe popullin e tij dhe mbyti Faraonin dhe popullin e tij” [Transmeton Muslimi].

 

Ashura ditë e njohur për Kurejshët

“Kurejshët agjëronin ditën e Ashura-së në kohën e xhahilijetit (përpara Islamit) dhe i Dërguari i Allahut (alejhi selam) e agjëronte”. [Transmeton Buhariu nga Aishja].

Disa dijetarë kanë thënë se ndoshta kurejshitët këtë e trashëguan nga feja e Ibrahimit (alejhi selam).

 

 Agjërimi ditën e Ashura-së

“Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) që t’i kushtojë rëndësi ndonjë dite ashtu siç i kushtonte rëndësi kësaj dite, Ashura-së”. [Transmeton Buhariu nga Ibn Abasi].

 

Vlera e agjërimit të kësaj dite

I Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:

“Agjërimi i Ashura-së shpresoj prej Allahut të m’i falë me këtë agjërim gjynahet e vitit të kaluar”. [Transmeton Muslimi].

“Agjërimi i Ashura-së është shkak që të falen gjynahet e vitit të kaluar”. [Muslimi, Ebu Daudi, Nesaiu, etj].

Ka pasur prej të parëve tanë të mirë që e agjëronin këtë ditë edhe nëse udhëtonin.

 

Mënyrat e agjërimit të kësaj dite

Përpara se të përmendim mënyrën e agjërimit të Ashura-së duam të theksojmë se agjërimi në Islam nënkupton: Mosngrënie, mospirje, largim nga kontaktet intime nga agimi deri në perëndim të diellit. E kushdo që bën agjërim tjetër veç këtij i themi: –“Kushdo që e kryen ndonjë vepër (punë) që nuk e kemi kryer ne, ajo do të konsiderohet e refuzuar”. [Transmeton Muslimi nga Aishja].

Dijetarët kanë përmendur disa mënyra rreth agjërimit të kësaj dite:

1 – Të agjërohet një ditë përpara dhe një ditë pas, kjo duke u nisur nga dy arsye:

a) Hadithi i Ibn Abasit në Musnedin e Imam Ahmedit: “Agjëroni Ashura-në, e mos përngjasoni me çifutët por agjëroni një ditë para e një ditë pas”. [Ahmed Shakir thotë se është hadith hasen].

b) Duke u nisur nga mossiguria e qënies atë ditë apo jo, pra për të qenë më të sigurtë. Ibnul Kajim ka thënë:“Mënyra më e plotë është të agjërohet një ditë para ashura-së e një ditë pas”. [Zadul Mead 2/78].

2 – Agjërimi i ditës së Ashura-së dhe i ditës së nëntë. Për këtë gjë kanë ardhur hadithe të vërteta e të qarta siç u përmendën më lart.

3 – Agjërimi i kësaj dite të vetme..

 

II

 

 Pak histori mbi fazat që ka kaluar agjërimi i Ashura-së

– I dashuri ynë (alejhi selam) e agjëronte ditën e Ashura-së në Mekë porse nuk i urdhëronte njerëzit që ta agjëronin. “Kurejshët agjëronin ditën e Ashura-së në kohën e xhahilijetit (përpara Islamit) dhe i Dërguari i Allahut (alejhi selam) e agjëronte.” [Buhariu dhe Aishja].

– Në Medine agjëroi dhe urdhëroi të agjërohej. I Dërguari i Allahut (alejhi selam) pasi emigroi në Medine pa se çifutët e agjëronin ditën e Ashura-së, u tha atyre: “Ç’është kjo ditë që agjëroni?” Thanë: “Ditë e madhe. Në të Allahu i Madhëruar shpëtoi Musain dhe popullin e tij dhe e mbyti Faraonin dhe popullin e tij. Agjëroi Musai këtë ditë si falënderim ndaj Allahut dhe ne e agjërojmë”. – Profeti (alejhi selam) tha: “Ne na takon ta nderojmë, vlerësojmëMusain më tepër sesa ju. Agjëroi dhe urdhëroi të agjërohej. [Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abasi].

Mendimi më i drejtë i dijetarëve është se në këtë kohë derisa u bë obligim Ramazani ishte obligim agjërimi i Ashura-së. “I Dërguari i Allahut (alejhi selam) urdhëroi dikë nga fisi Eslem të lajmëronte njerëzit mbarë se kush ka ngrënë sot (ditën e Ashurasë) duhet ta ndërpresë ushqimin dhe se kush nuk ka ngrënë le të agjërojë”. [Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Seleme bin Akua].

Jo vetëm kaq, por urdhëronte edhe të vegjëlit të agjëronin këtë ditë. “… urdhëroi të agjëronin Ashura-në dhe të agjërojnë dhe të vegjëlit tanë”.[Transmeton Buhariu, Muslimi nga Rubej bintu Muadh].

– Pasi u bë obligim agjërimi i Ramazanit, nuk urdhëronte më.

“Na urdhëronte i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ta agjëronim Ashura-në përpara se të bëhej obligim agjërimi i Ramazanit. Kur u bë obligim agjërimi i Ramazanit nuk na urdhëronte më, mirëpo ne agjëronim”. [Transmeton Muslimi nga Kajs Bin Sa’d bin Ubade].

Nuk ka dyshim se agjërimi i kësaj dite është i pëlqyeshëm, duke u bazuar në hadithet e lartpërmendura.

– Dëshira e të Dërguarit të Allahut (alejhi selam) që mos të agjëronte këtë ditë të vetme por ta shoqëronte atë për të mos përngjasuar me ithtarët e librit.

Kur agjëroi i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ditën e Ashura-së dhe urdhëroi të agjërohej, thanë sahabët: “O i Dërguari i Allahut, kjo është ditë që e madhërojnë çifutët dhe të krishterët! Tha: Insha-Allah, vitin e ardhshëm, nëse kemi jetë të agjëroj edhe të nëntën e këtij muaji (Muharremit)”. Vitin që erdhi, i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ndërroi jetë.” [Transmeton Muslimi nga Ibn Abasi].

“Agjëronte të dhjetën dhe deshi të agjëronte të nëntën mirëpo vdiq atë vit” (shih Fet’hul Bari 4/288).

“Nuk konsiderohet kjo ditë si ditë feste sepse është përngjasim me çifutët”.[Ibn Rexhebi].

 Gabime që ndodhin ditën e Ashura-së

–          Veçimi i kësaj dite me ushqime të caktuara: hallvë, hashure, etj.

–          Veçimi i kësaj dite me dhikër, du’a (lutje) të caktuar.

–          Kryerja e ndonjë lloj agjërimi jo si muslimanët, këtë ditë ose ditë para se të vijë , forma jo të njohura në traditën islame.

–          Konsiderimi i kësaj dite si ditë feste.

–          Larja apo lyerja me erë të mirë për hirë të kësaj dite.

–          Konsiderimi i kësaj dite si ditë zije, fatkeqësie siç bëjnë disa grupe të humbura.

–          Vrasja ,gjymtimi goditjet në trup, plagosja e vetes në këtë ditë.

Përgatiti: Nexhat Ceka

Tags:

Categories

Archives