Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dita e Arafatit dhe agjerimi i saj


Dita e Arafatit dhe agjerimi i saj


 

Transmetohet nga Ebi Umame se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Dita e Arafatit, dita e nahrit (Bajramit) dhe ditët e teshrikut (Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e Bajramit ) janë festa tona dhe ato ditë janë ditë të ngrënies dhe pijes.” Transmeton Ebu Daudi.

Agjërimi i kësaj dite i shpaguan mëkatet për dy vite.
Thotë Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të mi falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm” Transmeton Muslimi.

Kjo ditë është ditë e faljes së mëkateve dhe shpëtimit nga zjarri i xhehenemit.
Transmetohet nga Aishja se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë që lirohen më së shumti nga zjarri i xhehenemit se dita e Arafatit, Ai u Afrohet atyre, pastaj lavdërohet me ata para engjëjve dhe thotë: ‘Çfarë dëshirojnë ata?!” Ibën Abdulberri thotë: “Kjo aludon se ata janë të falur nga mëkatet, për shkak se Allahu nuk lavdërohet me gabimtarët dhe mëkatarët, përveç pas pendimit dhe faljes.”

Veprat e preferuara të bëhen në këtë ditë
Agjërimi
Më lartë u përmend hadithi se agjërimi i kësaj dite i shpaguan (falë) mëkatet e vitit të kaluar dhe të ardhshëm. Qëllimi me këtë është se falen mëkatet e vogla, pasiqë për faljen e mëkateve të mëdha kushtëzohet kërkimi i faljes nga Allahu.

Kjo vlen (agjërimi) për atë që nuk ka shkuar në haxh, kurse haxhiu nuk kërkohet të agjërojë këtë ditë, pasi ai ka nevojë të ruaj forcën për t’u lutur në Arafat dhe veprat e tjera të haxhit.

Shpeshtimi i dhikrit dhe lutjeve
Resulullahu (salallahu alejhi ve selem) thotë: “Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir.” (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët.

Një shkrim tjetër i dobishëm  MIQËSIA E DËLIRË

Thënia e tekbireve
Tekbiret janë sunet të thuhen gjatë tërë ditëve të dhjetëditëshit të parë të dhulhixhes dhe ditëve të bajrameve, në çdo kohë. Kurse në mëngjesin e ditës së Arafatit, pas namazit të sabahut e deri në ditën e katërt të Bajramit pas ikindisë është sunet pas çdo namazi t’i këndojmë tekbiret pas namazeve (farze).

Forma e tekbireve
ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER. (tri herë)
Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il Allahu uallahu ekber. Allahu ekber ue lilahil hamd.

Categories

Archives