Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dispozita e abortit në muajtë e parë

Dispozita e abortit në muajtë e parë

aborti aborti

Çfarë dispozite ka abortimi i fëmijës në tre muajt e parë, para se ti vij shpirti?

Komisioni i përgjithshëm i dijetarëve të mëdhej ka marë vendim si në vijim:
Falenderimi i takon Allahut paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë atë deri ditën e gjykimit.
1 – Nuk lejohet abortimi i fëmijës në cilëndo kohë të shtatzënisë vetëm se me arsye të fortë të sheriatit apo në raste specifike të ngushta.
2 – Po që se është në pjesën e parë të shtatzënisë, e cila është 40 ditëshi i parë ku në abortimin e fëmijës ka dobi sheriatike ose largim i dëmit lejohet abortimi, mirëpo po që se dëshiron të abortoj nga shkaku se i vjen rëndë ti edukojë fëmijët apo ka frikë se a do të mund të kujdeset për ta si nga ana ekonomike, arsimore, duke u frikë për të ardhmen e tyre, apo se u mjaftojnë fëmijët të cilët i kanë dhe nuk kanë nevojë për tjetër, në këto raste nuk lejohet aborti.
3 – Nuk lejohet aborti kur formohet embrioni, gjak i ngjizur ose mish (e cila është 40 ditëshi i dyte dhe i tretë), derisa për këtë çështje të vërtetohen mjekët-specialist se vazhdimi i shtatzënisë do ta dëmton nënën, dëmtim i cili mund të përfundoj me vdekje, atëherë lejohet aborti pasi që miren krejt mjetet për t’ju larguar këtij rreziku.
4 – Shkalla e tretë e shtatzënisë, kur ti plotëson katër muaj embrioni, nuk lejohet aborti, vetëm po që se komisioni i mjekëve-specialistë të vërtetojnë vdekjen e nënës nëse nuk aplikohet aborti. Kjo para se të miren gjithë mjetet për ta shpëtuar embrinonin në këtë rast lejohet aborti me kushte që i cekëm duke u bazuar në rregullin e largimit të dëmit më të madh nga dy dëmet, pra dhënie përparsi e dobisë më të madhe nga dy dobitë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si mirret gusëll?

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

Tags:

Categories

Archives