Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa vepra të cilat bëhen shkak të hysh në xhennet



Disa vepra të cilat bëhen shkak të hysh në xhennet

Xhenneti2Shejkh Salih el Meghamisij

Pyetja më e madhe e që është ‘cilat jan shkaqet për të hyrë në Xhennet?’

Prej shkaqëve që të fusin në xhennet është ‘përkujdesja e jetimeve’. Thot i dërguari sal-Allahu alejhi we sel-lem:”Un dhe ai që përkujdeset për jetimin jemi kështu sikur këta dy në xhennet’ dhe sinjalizoi duke bërë bashke gishtin e tij tregues me at të mesëm. Dhe në një hadith tjetër me sened (zinxhirë i transmetuesve) të saktë thot i dërguari sal-Allahu alejhi we se-lem:

“Shtëpia më e mirë e muslimanëve është ajo në të cilën gjindet një jetim i cili trajtohet mirë (duke treguar bamirësi ndaj tij) dhe shtëpia më e keqe është ajo në të cilën gjindet një jetim i cili keqtrajtohet”

Dhe prej veprave që bëhen shkaktarë për të hyrë ne xhennet është ‘bamirësia dhe ndëgjueshmëria ndaj prindërve’. Qëndro vazhdimisht me ata dhe aty është xhenneti. Posaqërisht ndëgjueshmëria ndaj nënës.
Tha: (sahabiu) “Kush e meriton më së shumti përkujdesjen dhe shoqërimin tim të mirë” Tha:( i dërguari sal-Allahu alejhi we sel-lem)” Nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj babai yt” (tri herë e përsëriti nënën e pastaj ceki babain) Kështuqë mirësia ndaj prindërve dhe durimi ndaj vështirësive qe gjen njeriu me ata e posaqërisht kur ata plaken dhe pastaj koha të cilën e harxhon duke qëndruar me ata, duke i kryer nevojat dhe obligimet e tyre dhe duke i mbikqyrur ata dhe duke larguar atë që i pengon ata, të gjithë këto jane prej shkaqëve më të mëdhaja për hyrjen në xhennet dhe për afrimin tek Zoti i botëve.






Prej gjërave përshkak të cilave të fut Allahu I lartesuar në xhennet jane edhe “namazi (dy rekate) i abdestit” ngase i dërguari sal Allahu alejhi we sel-lem hyri në xhennet dhe çdoherë kur hynte, qoftë në gjume (ëndërr) apo zgjuar sikurse në natën e miraxhit dhe shihte, ai ndëgjonte zërin e nallanëve të Bilal ibn Rabah radij Allahu anhu. Dhe e pyeti i dërguari sal Allahu alejhi we sel-lem Bilalin rreth veprës më me shpresë që ka vepruar në Islam.
Dhe tha Bilali radij Allahu anhu:”O i dërguari i Allahut! Nuk di gjë më shum sesa gjithëmonë kur kam marrur abdest kam falur pastaj namaz aq sa ka dashur Allahu që un të falem”. Dhe tha i dërguari sal-Allahu alejhi we sel-lem në një transmetim të saktë:”Kjo është për këtë (dmth. Këtë shpërblim e arrite për shka kësaj vepre)”
Pastaj prej shkaqëve që bëjnë që të ndërtohen pallate në xhennet dhe shtëpi është kur besimtari kujdeset dhe i falë namazet sunnet të rregullta. (sunen er ravatib:12 rekate sunnet në ditë; 2 rekate para namazit të sabahut,+4 para drekes dhe 2 pas drekës + 2 pas namazit të akshamit dhe + 2 rekate pas namazit të jacisë)
Ka thënë i dërguari sal-Allahu alejhi we sel-lem:”Kush falë për Allahun brenda një ditë dhe një natë 12 rekate, Allahu i’a ndërton atij një shtëpi në xhennet”
Këto jan disa vepra o besimtarë të cilat ndryshojnë në mënyrjen e kryerjes dhe shpërblimi i të cilave është i shumtë.
Pastaj i thot i dërguari sal-Allahu alejhi we sel-lem Muadhit radij Allahu anhu:

” O Muadh! A mos të aludoj (tregoj) ty për dyert e hajrit? Agjërimi është mbrojtës (ruajtës) dhe lëmosha e shuan gabimin (veprën e keqe) dhe namazi i njeriut në pjesën e fundit të natës” pastaj lexoi fjalën e Allahut:

“Pjesët e trupit të tyre ngriten nga shtrati ( për t’u falur); i luten Zotit të tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lëmoshë) nga ajo që u kemi dhënë Ne.
Askush nuk di se çfarë gëzime të fshehta janë pë ta – shpërblimi për atë që kanë punuar.” (Kur’an,13:16,17)

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Ardian Elezi