Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa pyetje që mund t’ia bëni një kandidati për martesë !?


Disa pyetje që mund t’ia bëni një kandidati për martesë !?


zemra martese

Pyetjet që vijojnë kanë për qëllim t’ju ndihmojnë juve të mendoni për disa çështje të rëndësishmë në lidhje më martesën. Eshtë në dëshirën tuaj t’i merrni ato në konsideratë kur të bisedoni me dikë me qëllim lidhje në martesë. Disa nga këto pyetje mund t’i bëhen edhe një ndërmjetësuesi, i cili është në gjendje t”ju përgjigjet nga një perspektivë e paanshme.

Pyetje të përgjithsme:

*Pse jeni i interesuar të martoheni pikërisht në këtë kohë?
*Si do ta përshkruanit veten?
*Cila është një nga arritjet e tua më të mëdha?
*A mund të më tregosh diçka nga eksperienca jote nga e cila ke përfituar apo ke mësuar?
*Cila ka qenë një nga vështirësitë më të rënda me të cilat je ballafaquar deri tani në jetë? Si ka ndikuar ajo tek ty?
*A ka ndonjë gjë që do dëshiroje ta ndryshoje tek vetja dhe cila është ajo?
*Cilat janë qëllimet e tua në këtë jetë? Çfarë ke dëshirë të realizosh para se të vdesësh?
*Për çfarë je duke kërkuar tek partneri/partnerja jote e ardhshme?

Pyetje për fenë:

*Çfarë bën që të ndjehesh sa më afër me Allahun (subhanehu ue teala shkurt?
*Si mendon se martesa do të të afrojë edhe më tepër me Allahun (sut)?
*Çfarë do kishit dëshirë të përmirësonit tek vetja nga perspektiva Islame?
*A i falni të gjitha kohët e namazit? Po kur jeni në punë si ia bëni? A shkoni për namazin e Xhumasë?
*Sa sure nga Kur’ani keni mësuar përmendësh?
Sa shumë je i ingranuar me komunitetin?
*A e agjëroni Ramazanin?
*Sa shumë jepni për Sadaka? Si e shpërndani Zekatin?
*A keni qenë për Haxh ose për Umra? Kur keni dëshirë të shkoni?
*A ke lidhje me ndonjë xhami të veçantë?
*Sa të rëndësishme e konsideroni Hixhabin për gruan?

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hallovini’ - 13 këshilla për prindërit !

Pyetje për familjen:

*Sipas mendimit tuaj, çfarë roli duhet të kenë prindërit dhe familja më gjerë në marrjen e vendimeve të rëndësishme si psh. për martesën, rritjen e fëmijëve, ku do të jetojmë, etj?
*Çfarë do bëni në rast konflikti midis bashkëshortes/bashkëshortit tuaj dhe familjes tuaj?
*A do jeni dakort të jetojmë me familjen më gjerë (psh prindërit) sidomos kur ata të plaken?
*A mund të përshkruash karakterin e anëtareve të familjes tënde?

Për Profesionin:

*Çfarë karriere keni planifikuar/zgjedhur për të ardhmen?
*A do punojnë të dy burri dhe gruaja?
*Sa kohë harxhoni në punë?
*A do më mbështesje nëse unë vendos të shkoj përsëri në shkollë për të marrë një diplomë më të avancuar?

Interesa personale/Hobe:

*Si ju pëlqen ta kaloni kohën e lirë?
*Sa kohë harxhoni dukë parë televizor?
*Çfarë do kishit dëshirë të bëjmë bashkë?
*Sa kohë kaloni me shoqërinë?

Fëmijët:

*Sa fëmijë do dëshironit të kishit?
*Kur mendon se do jesh gati për të patur fëmijën e parë?
*Çfarë mendon për përgjegjësitë gjatë viteve të para të fëmijës?
*Çfarë mendon se është e rëndësishme t’jua mësojmë fëmijëve?
*Si do të bëni të mundur që fëmijët të marrin një edukim të mirë Islam?
*Çfarë do të bëni nëse dikush nga ne nuk mund të lindë fëmijë?
*Çfarë mendoni për marrjen ne kujdestari te fëmijëve?

Mosmarrëveshjet:

*Si duhet t’i zgjidhim mosmarrëveshjet?
*Çfarë bëni ju kur jeni i mërzitur?
*Si do ta bëje bashkëshorten/bahskëshortin tënd të ndjehej më mirë kur ajo/ai është i mërzitur?/mjeksiaislame/

image_pdf
Tags:

Categories

Archives