Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa prej njerëzve po pretendojnë se xhini nuk mund të hyn në trupin e njeriut?

Disa prej njerëzve po pretendojnë se xhini nuk mund të hyn në trupin e njeriut?

Disa fjalë të dijetarëve rreth vërtetësisë së hyrjes së xhinit në trupin e njeriut.

Ka thënë Abdullah ibn Ahmed ibn Hanbel:

thashë babit tim,disa prej njerëzve po pretendojnë se xhini nuk mund të hyn në trupin e njeriut?u përgjigj Ahmed ibn Hanbeli::

Biri im,ata gënjejnë,xhini flet në gjuhën e njeriut.(Risaletul Xhin 7 )

Ka thënë shejh Islam ibn Tejmije:

Prezenca e xhinit është autentike në Kur’an dhe në Sunnet dhe me pajtim të gjithë dijetarëve të ummetit,dhe gjithashtu hyrja e xhinit në trup të njeriut me pajtim të dijetarëve të ehli sunnetit,dhe kjo qështje është e dëshmuar për atë që mendon,dhe njeriu mund të flet fjalë që nuk e di se cka ka folur,dhe mund të godet goditje të fortë që në qoftë se e godet deven do ta mbyste,dhe për këtë nuk din gjë i sëmuari,dhe fjala e të Lartësuarit :“Sikur ai që zgjohet nga të prekurit e shejtanit”.(el Bekare 275)

Dhe fjala e pejgamberit,salallahu alejhi ue selem:

:”Me të vërtet shejtani qarkullon në birin e Ademit ashtu siq qarkullon gjaku”(Autentik).

Ka thënë Amrin ibn Abijd :

“Mohuesi i hyrjes së xhinit në trup të njeriut ështe ateist”

Egzistenca e Xhinnëve

Njerezit sulmohen nga xhinnet per arsye te ndryshme si: e sulmojne njeriun ngase xhinni eshte dashuruar ne te, ngase deshiron t’a pengoje ne ibadet, ngase deshiron t’a demtoje, ngase urdherohen nga sihrbazet (magjistaret), ngase deshirojne te hakmirren e te ngjashme.

Arsyet se pse sulmojne xhinnet i cekem me siper, ndersa ndodh qe edhe njeriu t’a demtoje xhinnin, duke mos e ditur, shembull mund te ndodh qe njeriu te hedhe uje te nxehte mbi trosha te bukes ku rrijne xhinnet dhe t’a djeg xhinnin, ne raste te tilla, xhinni e sulmon njeriun.

Duhet pasur parasysh se xhinnet jetojne ne vende te ndryshme, dhe ne kete menyre njeriu mund te hase ne t’a, dhe meqe nuk i sheh, t’i demtoje ata e pastaj ata t’a sulmojne.

Xhinnet jetojne ne vende te ndryshme, si: germadha, shtepi te vjetra dhe te pabanuara, shpella, varreza, barraka, prane burimeve, ne vendet ku ka gjithnje gjak, eshtra, urine, pleh kafshesh, banjo, sikurse transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thene:

”Banjot jane te banuara plote, prandaj kur ndonjeri prej jush shkon ne banjo le te thote: ”Bismilah, Allahume inij eudhu bike minel khubuthi uel khabaith” (me emrin e Allahut, o Allah, une kerkoj mbrojtje prej teje prej shejtaneve dhe shejtaneve). (Transmetojne Buhariu, Muslimi, Ahmedi dhe Ibn Maxhe)

Ne kete menyre, para hyrjes ne banjo, nese thuhet duaja qe cekem me siper, behemi te padukshem per shejtanin, dhe ai nuk mund te na demtoje apo te na shikoje pjeset intime.

Lusim All llahun të sëmurit prej muslimanëve ti shëroj,dhe të shëndoshëve tua vazhdojë begatinë e shëndetit,All llahume Amin.

Categories

Archives