Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa mënyra për të përdorur kamomilin

Disa mënyra për të përdorur kamomilin

1- Kundër dhimbjes se kokës dhe ankthit

Vaji esencial i kamomilit është një analgjezik, sedativ, antiinflamator. Efikas për te qetësuar dhembjet menstruale dhe reumatike, ngërçe, mund te përdoret për te qetësuar stresin, për te larguar ankthin dhe për te lehtësuar një gjendje shqetësimi. Keni dhembje koke? Përzieni një luge vaj bajamesh te ëmbla, tre pika vaj esencial kamomili, dy pika vaj esencial livandoje, me pas masazhoni me kujdes kokën deri ne qafe. Kamomili rezulton ne veçanti shume efikas për dhimbje menstruale dhe lezione te cilat me vështirësi shërohen.

2- Tonik

Përgatitni një përbërje me ujë te vluar dhe kamomil. Me pas fusni brenda disketa pambuku te cilat mund ti aplikoni ne fytyre, kjo mënyrë e thjeshte do t’u jap një ndjesi te menjëhershme lehtësimi syve te lodhur dhe është shume efikas ne rastet me konjunktivit. Dëshironi një tonik natyral? Shfrytëzoni vlerat anti mikrobike dhe pastruese te kamomilit. Përgatitni një përbërje duke përdorur një shishe ujë dhe dy luge lule, pasi ta keni lënë te ftohet, filtrojeni dhe shtoni 2 pika kamomil blu ose livande, mund ta ruani ne frigorifer.

3- Për stomakun dhe për fëmijët

Fal vlerave antiinflamatore kamomili është një përbërës i efikas për gastritin, ulcera, shqetësime ne stomak dhe ne zorre. E dini se kamomili është shume efikas edhe për fëmijët, gjate periudhës kur fëmijëve ju dalin dhembet, ju mund ti fërkoni mishin e dhëmbëve me një garze te lagur me kamomil, ka një efekt antiseptik dhe qetësues.

4- Arome kamomili për një gjumë te mire

Ne fund te ditës, përgatitni një përbërje me sode buke dhe kamomil, bëni avull dhe do t’u ndihmoje për poret e dilatuara. Me pas mund ta përdorni përbërjen edhe për shpëlarje pas shampos, nëse keni dëshirë te çelni ngjyrën e flokëve ne mënyrë natyrale shtoni dhe lëngun e dy limonëve te freskët, lëreni ne flokë për disa minuta.

Categories

Archives