Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DISA MATURANTË TË PRESHEVËS REFUZOJNË RESTAURANTIN, MATURËN SHËNOJNË NË XHAMI


DISA MATURANTË TË PRESHEVËS REFUZOJNË RESTAURANTIN, MATURËN SHËNOJNË NË XHAMI


Matura2005_ILOSzczecin

Viteve të fundit, po praktikohet një gjë mjaftë e dëmshme dhe aspak frytdhënëse, e që është festimi i një nate tek nxënësit që përfundojnë shkollimin e mesëm, e ashtuquajtur si nata e maturës. Madje, kjo natë për disa është bërë pikësynim në fund vitin shkollor, varësisht nga motivet e tyre dhe dëshirat që kanë.

Ndërkohë që  një grup i maturantëve të komunës së Preshevës kanë refuzuar  mbajtjen mbrëmjes së  matures  në  restaurant e cila tashmë është bërë tradicionale.

Ky grup i cili kanë marrë lavdrata nga një numër i madh i qytetarëve të luginës së Preshevës nuk kanë marrë pjesë në mbrëjmen e maturës.

Siç ka mësuar BujanociNet, maturantët në fjal kanë përzgjedhur që përfudimin e shkollimit të mesëm të shënojnë në mënyrë tjetër.

Ky grup maturantësh dje pas namazit të xhumas kanë shënuar maturën e tyre në njërën nga xhamitë e fshatit Rahovicë duke falënderuar Krijuesin e gjithësisë./BujanociNet/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Neziri: Diaspora nuk ka interes për shqipen

Categories

Archives