Monday, 20/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa këshilla për të shmangur dhimbjet në qafë



Disa këshilla për të shmangur dhimbjet në qafë

SI SHFAQET DHIMBJA E QAFES?

Dhimbja e qafës shfaqet në forma të ndryshme. Në qoftë se dëshiron të zgjedhësh terapinë më të dobishme, duhet të studiosh me kujdes simptomat. Dhimbja akute, e dhunshme është e pranishme vetëm në një anë dhe shfaqet sidomos kur përpiqemi që të ndryshojmë pozicion. Jemi të detyruar që ta mbajmë kokën të përkulur nga një anë. Të krijohet përshtypja se jemi tërësisht tëbllokuar dhe të ngrirë. Dhimbja është e shurdhët, qafa është e ngrirë, muskujt janë të tendosur dhe të krijohet përshtypja se keni një peshë mbi shpatulla. Kjo dhimbje përgjithësisht shkaktohet nga qëndrimi në një pozicion të keq për një kohë të gjatë ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhimbja është konstante dhe përgjithësisht është në të dyja anët e qafës.

Disa këshilla për të shmangur dhimbjet në qafë

– Tregoni kujdes me pozicionet e qafës
– Mbani një qëndrim të përshtatshëm
– Shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë
– Zgjidhni karrigen e përshtatshme
– Këmbët duhet të qëndrojnë të mbështetura në dysheme
– Kurrizi duhet mbështetur në karrige
– Kujdesuni për pozicionin e kolonës vertebrale
– Bëni ushtrime të vogla të përditshme





Përgatiti inf.Qendresa Paqarizi





Categories

Archives