Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa këshilla për të fjetur më mirë

Disa këshilla për të fjetur më mirë

gjumi

1. Evito ngjyrën e kaltër para gjumit
– Fikni Tv-në, kompjuterin dhe të gjitha elementet që shkaktojnë shqetësimin “blue”.
2. Evitoni kotjet pas dite
– Shpesh kur vijnë njerëzit pasdite nga puna, pushojnë duke bërë një gjumë të trazuar i cili shpesh është lodhës.

3. Ndaleni alarmin
– Për aq kohë që keni vendosur të pushoni mos e prishni gjumin.

4. Vendosni jastëk prapa shpine
– Kjo për ata që vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe sëmundjet reumatike.

5. Shtrijeni kokën në jastëk
– Mos fleni duke parë parë TV apo në lap-top duke e shtrembëruar qafën.

6. Mbani pastër çarçafët dhe jastëkët
–Në veçanti për ata që vuajnë nga alergjia e pluhurit.

7. Alarmin rregullojeni edhe në fundjavë
– Shpesh njerëzit në fundjavë nuk punojnë dhe si pasojë flejnë shumë më shumë se sa që duhet, gjë e cila nuk është e shëndetshme.

8. Mos pini kafe
– Para gjumit mos pini asnjëherë kafe se ajo e çrregullon gjumin dhe ju sjell pagjumësi.

9. Ushtrimet dhe fitnesi
– Ushtrimet e ekuilibruara sjellin gjumë të rehatshëm.

10. Hani darkë të lehtë
– Ngrënia natën diçka të lehtë e vendos në vijë “sistemin digjestiv” i cili ju sjell një gjumë të lehtë (as nuk mbetet i zbrazur e as nuk ngarkohet).

11. Mos pini alkool
– Alkooli sjell dëme të rënda, e njëra nga ata është edhe insomnia – pagjumësinë kronike (kjo nga studimet e fundit përforcohet shumë)

12. Evitoni lëngjet 1-2 orë para gjumit
– Pasi që shpesh shkaktojnë urinimin gjatë mbrëmjes dhe për njerëzit në moshë shkaktojnë inkontinencë urinare…

13. Ndalni dritat e mëdha
– Drita e madhe është një armik i fjetjes së shëndoshë.

14. Ndalni zërat
– Zërat pa dyshim janë armiku i gjumit, prandaj sigurohuni nga ata para se të flini.

15. Mos pini duhan
– Duhani është pjesëmarës edhe në pagjumësinë – insomnia.

16. Mos mbani kafshë në shtëpi
– Ato shpesh nuk kanë orar gjumi dhe ankesat e tyre shndërrohen në ankth për ju.

17. Mundohuni të qetësoheni para gjumit
– Gjendja shpirtërore është ndikuese për një gjumë të rehatshëm.

18. Evitoni qetësuesit dhe gjumësjellësit nga medikamentet
– Ata shkaktojnë varësi.

19. Mos shkoni në shtrat pa i bërë lutjet para gjumit
– Ato janë mburojë dhe freski shpirti të pazëvendësueshme.

 

E përpunoi: Valbona Kelmendi

Categories

Archives