Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa këshilla për ata që dojnë të martohen



Disa këshilla për ata që dojnë të martohen

martesa1} Duaja (lutja) e shpesht dhe e sinqertë që Allahu të furnizoje me bashkshorte e cila të ndihmon në përqëndrueshmëri ndaj Allahut dhe e cila të largon nga të këqijat dhe haramet. Pastaj që Alllahu të jet i kënaqur me ket martesë dhe të jap bereqet në ket martesë.

2} Pastrimi i nijetit që mos të jet kjo martesë vetëm përshkak të  shuajtjes së epshit por që të jet një faktor i cili të ndihmon për Akhiret dhe të mobilizon për punë të mira.

3} Merrri sebebet dhe bëne fundament të kësaj martese knaqësinë e prindërve ndaj teje. Respektoj dhe nderoj ata dhe plotësoj të drejtat e tyre ndaj teje dhe mos hyn në martesë pa qenë prinderit e tu të kënaqur me ty. Në qoftë se ata ta propozojnë një nuse të hajrit por me më pak bukuri atëherë merre dhe shpreso në shpërblimin e Allahut. Martesa nuk bazohet në bukuri.

4} Sillu mirë me atë dhe mos e ofendo e as mos u trego mendjemadh ndaj saj por qëndro i mirë dhe gjithëmonë modest ashtu si ka vepruar Pejgamberi (sal Allahu alejhi we sel-lem). Ai (alejhi salatu we selam) kur hynte në shtëpi të tij tek gratë e tij hynte duke qenë e këndshëm dhe modest edhepse ishte njeriu më i mirë. Sapo hynte e përdorte Miswakun në mënyrë që të menjanoje ndonjë erë të keqe dhe ti vinte era e mirë. Ndjeke edhe ti sunnetin!

5} Mos ja shpalos mangësitë para të tjerëve posaqërisht nëse është në moshë (50-60 vite) e ti ja shpalos mangësitë ose e ofendon para fëmive. Kjo është prej marrësirave dhe nënçmimit më të rëndë.

6} Mos e prit bashkshortin/en të përkryer në çdo aspekt. Dije se ka me pas mangësi por ti mos ja merr për tmadhe ato mangësi.

7} Bënë durim ndaj mangësive të saj ose të tij dhe dije se vetë Allahu e ndryshon gjendjen për më të mirë.

8} Mos e rrah gruanë ngase Pejgamberi (sal Allahu alejhi we sel-lem) tha për ksillloj burra “Ata nuk janë më të mirët e juaj”





9} Foli fjalë të mira dhe bën dua për të kur vepron diçka të mirë. Çmoj puntë e saj në shtëpi dhe falenderoje Allahun për ket begati.

10} Bën sabër ndaj sjelljes jo të hijshme qoftë nga burri ose grua.
ALLAHUN lute për udhëzim. Dije se gjithëmone ka me pasur sfida dhe probleme edhe Pejgamberet e Allahut kan pasur derisa ka pas prej tyre të cilët jan ofenduar dhe sharë nga gruja e tij e ai bënte saber.!!

“dhe ata që thonë: “O Zoti ynë dhurona neve në gratë tona dhe trashëgimtarët tanë burim gëzimi, dhe bëna neve shembull për të mirë!” – (25:74)

 

Prej këshillave të Dijetarit të shquar Muhammed Mukhtar Shenkiti

 Përktheu, përshtati dhe përzgjodhi: Ardian Elezi