Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa keshilla islame lidhur me te folurit e tepert!


Disa keshilla islame lidhur me te folurit e tepert!


keshilla te folur
” Pasha Ate, pervec te Cilit nuk ka zot tjeter, nuk ka mbi siperfaqe te tokes gje me te nevojshme per burgim te gjate se sa gjuha! ” (Abdullah Ibn Mes’ud)

Njemend, llomotitja e tepert ka nje zhurme e cila e largon pjekurine. Pjesa me e madhe e atyre qe u prine tubimeve, prej te cileve dalin fjalet pa u ndalur, e bidnin degjuesin se fjalet e tyre nuk i mbeshtesin ne vetedije te zgjuar apo ide te thelle sidhe mund te mendoje se nuk ka kurrfare lidhje ne mes mendjes dhe ketij vargu fjalesh. Njeriu qe deshiron ti tuboje idete e veta dhe ti kontrolloje punet eveta anon kah heshtja. Per ate edhe nuk eshte e rastit qe Islami e preferon heshtjen dhe e konsideron ate metode efikase te edukimit te suksesshem.

Prej keshillave te Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem drejtuar Ebu Dherrit eshte edhe kjo: ” Duhet qe me teper te heshtesh, sepse kjo e largon shejtanin dhe te ndihmon ne fe. ” (Transmeton Ahmedi)

Po, gjuha e pa mase eshte litar i leshuar ne doren e shejtanit, i cili e kthen njeriun kah te doje. Andaj nese njeriu nuk mund ta kontrolloje veten, goja e tij do te jete dere per depertimin e hedhurinave, te cilat do ta ndotin zemren dhe do te hedhin mbi te perden e letargjise.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thote: ” Nuk do te jete si duhet besimi i njeriut, derisa nuk eshte si duhet zemra e tij; e nuk do te jete si duhet zemra e tij, derisa nuk eshte si duhet gjuha e tij. ” (Transmeton Ahmedi)

Periudha e pare e ketij rregullimi eshte qe t’i largoje njeriu duart e veta nga ajo qe nuk eshte pune e tij, si dhe mos ta involvoje veten ne ate per te cilen nuk pyetet: ” Prej shenjave te besimtarit te mire eshte qe te mos merret me ate qe nuk i perket. ” (Transmeton Tirmidhiu)

Largimi nga gjerat e kota eshte prej konditave te shpetimit dhe fakteve te perkryeshmerise. Kete, Kur’ani e ka permendur mes dy detyrave obligative islame, namazit dhe zekatit: ‘‘ Eshte e sigurt se kane shpetuar besimtaret: Ata te cilet jane te perulur dhe te kujdesshem gjate faljes se namazit. Dhe ata te cilet i shmangen te kotes (fjale apo pune). Dhe ata te cilet rregullisht e japin zekatin. ” (el-Mu’minun:1-4)

Një shkrim tjetër i dobishëm  PERLA DHE URTËSI NË ARTIN E MARRËDHËNIEVE ME NJERËZ

Ne hadith permendet: ” Njeriu e thote nje fjale, me qellim qe t’i beje te qeshin njerezit, e me te rrembehet me larg se ne mes qiellit e tokes! Njeriu rreshqet me gjuhen e vet me keq sesa me kembet e veta! ” (Transmeton Bejhekiu)

Lidhur me te berit shprehi njerezve fjalet e buta, sado qe te ndryshoje situata e tyre, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thote: ” Ju nuk mund ti perfshini te gjithe njerezit me pasurine tuaj, andaj le te jete ajo qe do i perfshije prej jush buzeqeshja dhe sjellja e mire. ” (Transmeton Bezzari). Madje Islami me teper e preferon sjelljen e mire ndaj njeriut, edhe nese nuk i jep asgje, sesa ti japesh dicka e ne te njejten kohe ta ofendosh: ” Nje fjale e mire dhe nje lehtesim eshte me e dobishme se nje lemoshe qe percillet me te keqe. ” (el-Bekare, 263)

Si konkuldim, pra kot nuk eshte thene: ” Kush flet shume, edhe gabon shume. ”

Categories

Archives