Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa informacione interesante për ne “të çuditshmet” me mbulesë

Disa informacione interesante për ne “të çuditshmet” me mbulesë

Disa informacione interesante për ne “të çuditshmet” me mbulesë

1) Nuk flejmë gjumë me shami.
2) Nuk bëjmë dush me shami.
3) Brenda ambjenteve të shtëpisë rrimë pa shami.
4) Kur bie shi, përdorim çadër, sepse shamia nuk na shërben si mushama.
5) Gjatë verës kemi nxehtë (sikurse të gjithë); nuk kemi ndonjë kondicioner të instaluar në kokë:).
6) Shamia është zgjedhje për ne, jo detyrim.
7) Vendosja e shamisë është një akt devotshmërie që kryhet pas një rrugëtimi të brendshëm shpirtëror.
8) Mund të dalim pa shami në ambjente ku ka gra.
9) Babai, xhaxhai, daja, nipërit, fëmijët, burrat tanë, mund të na shohin pa shami.
10) Jemi të bukura me dhe pa shami.
11) Flokët i trajtojmë, ashtu sikurse edhe gratë e tjera.
12) Jemi krenare për zgjedhjen që kemi bërë.

Përgatitur nga: Hijab is my pride Albania

Categories

Archives