Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa ilaçe nga mjeksia profetike

Disa ilaçe nga mjeksia profetike

mjalti bleta

Mjalti :

Allahu i Madhëruar ka thënë :

“Del prej barqeve të tyre (bletëve) një pije me ngjyra të ndryshme në të ka shërim për njerëzit”

Dobitë e mjaltit

Është vërtetuar se ngërnia e 1 kg mjaltë është I barabartë me ngrënien e 3.5 kg mish ose 12 kg zarzavate ose pirjen e 5kg qumësht.
Mjalti konsiderohet një nga lëndët kuruese mbrojtëse dhe ushqyese si për të mëdhenjtë ashtu edhe për të vegjlit.
Mjalti kuron problemet e vështirisë së tretjes së ushqimit pa shkaktuar problem në stomak ose në zorrë. Sikurse mbron stomakun dhe zorrën nga ulçera.
Nëse mjalti përzihet me qumështin e bletës nënë dhe me pjalmin e luleve të cilin e mbledhin bletët bëhet një kurues i mirë i të gjitha llojeve të plagëve të jashtme dhe qetësues i mirë i dhibjeve. Sikurse lufton mikrobet që mund të mblidhen në plagë.
Gjithashtu është ilaç i mirë hepatitet kronike. Mjati është kurues i mirë për problemet e zemrës. Sikurse forcon edhe muskulin e zemrës.
Mjalti është kurues i mirë për problemet e anemisë në gjak shton hemoglobinën në gjak dhe i kuron dobësi e trupit në përgjithësi.
Ndihmon në qetësimin e nervave tek ata që vuajnë nga pagjumësia.
Mjalti qetëson dhimbjen e kokës së shkaktuar nga problem nervore , sikurse kuron edhe pezmatimet nervore.
Kuron gjithashtu ruematizmën duke e përdorur mjaltin të përzier me pjalmin e luleve dhe qumësht e bletës nënë.
Ndihmon zhvillimin normal të dhëmbëve dhe kockave tek fëmijët sikurse i ruan dhëmbët e tyre nga prishja.
Largon kollën dhe kuron infeksionin e bajameve e të fytit.
Është i dobishëm për gratë gjatë shtatëzanisë dhe në lindje sepse ndalon të vjellat dhe ndihmon muskujt e barkut në shtrëngimet e lindjes.
Parandalon kancerin dhe ndalon zhvillimin e tij sidomos kur përdoret bashkë me farën e zezë.
Mjalti ndalon hemoragjinë dhe ruan mpiksjene duhur të gjakut sepse përmban vitaminën “K”.
Mjalti është shumë I dobishëm kundër infeksionit në mushkëri dhe porblemeve të rrugëve të frymëmëarrjes.
E shumë e shumë dobi të tjera kurative. Nuk është çudi që mjalti kuron një përqindje kaq të madhe sëmundjesh. Mjafton për ta besuar këtë fjala e Allahut në Kur’an që ai është shërim.

Dobitë e qumështit të bletës nënë:

Është shumë i dobishëm për dobësinë seksuale sidomos tek burrat.
Kuron sëmundjet e mëlçisë. Hap oreksin tek të mëdhenjtë dhe të vegjlit.
Të mbron nga prekja e sëmundjes së diabetit. Kuron aneminë.
Kuron dizanterinë. Gjithashtu kuron edhe dhimbjen e kokës të natyrës migrenë.
Ndalon shtimin e kolesterolit në gjak. Vret mikrobet e dëmshme.
Kuron një numër sëmundjesh të lëkurës sikurse dhe zbut lëkurën.
Forcon imunitetin e trupit kundër sëmundjeve. Gjithashtu shton numrin e rruazave të kuqe të gjakut.
Lufton dobësinë trupore sidomos kur shkaktohet nga stersi.
Ka ndikim të mirë në mbylljen e plagëve dhe parandalon trombozat.
Forcon llogjikën dhe kujtesën etj dobi të shumta.

Dobitë e pjalmit të luleve: të cilin e mbledhin bletët.

Përmirëson mundësitë e lindjes dhe largon lodhjen. Fuqizon mëlçinë dhe e ruan atë nga dëmtimet.
Parandalon acarimet e nervave dhe të mbron nga problemet e prostatit.
Largon yndyrërat e tepërta në trup dhe pakëson kolesterolin. Rigjeneron sistemin imunitar të trupit.
Kuron dobësinë e tëpërt të trupit. Gjithashtu kuron problemet e tretjes së ushqimit. Është i dobishëm për gratë gjatë shtatëzanisë dhe për fëmijët e tyre.
Është I dobishëm për ata që kurohen me rreze sepse largon nga trupi dëmet e rrezeve. Mjekon plagët edhe në raste djegje.
Gjithashtu përdorimi i tij me mjalë dhe qumështin e bletës nënë kuron sëmundjen e sidës. Etj dobi të shumta.

Fara e zezë

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : Fara e zezë është shërim për çdo sëmundje veç vdekjes. Transmeton Buhariu.
Nga studimet e shumëta që janë bërë rreth dobive mjekësore të farës së zezë kanë dalë me rezultate si vijon :

1.Fara e zezë ka veti luftuese kundër infeksioneve që shaktohen në trup. Sikurse dhe ndalon zhvillimin e disa mikrobeve.
2.Fara e zezë e ruan mëlçinë nga lloje të ndryshme helmimi.
3.Fara e zezë e ruan mëlçinë nga kanceri.
4.Fara e zezë ruan zorrën e trashë nga kanceri .
5.Fara e zezë ndihmon në kurimin e kancerit të gjinjve.
6.Fara e zezë ndihmon kurimin e sëmundjes së diabetit.
7.Fara e zezë kuron disa lloje alergjish të ndryshme si alergjinë e mushkërive ose të hundës etj.
8.Fara e zezë ka ndikim pozitiv në shërimin e azmës. Se është provuar që ajo (ndër të tjera) zgjeron rrugët e frymëmarrjes.
9.Fara e zezë mbron muret e stomakut.
10.Fara e zezë shërben si kurues për problemet e veshkave.
11.Fara e zezë mbron zemrën dhe arteriet e gjakut.
12.Fara e zezë ul përqindjen e kolesterolit në gjak.
13. Fara e zezë shpeshton urinimin dhe ul tensionin në formë më të mirë se adelati.
14.Fara e zezë ndihmon kurimin e reumatizmës së kyçeve dhe qetësimin e dhimbjeve.

Gjithashtu edhe të tjera dobi të shumëta që tregojnë realisht vërtetësinë e asaj që ka thënë profeti salallahu alejhi ue selem për farën e zezë.

Dobitë e senasë.

Ka thënë profeti salallahu alejhi ue selem: Përdoreni senanë dhe senutin sepse në to ka shërim për çdo sëmundje veç vdekjes. Transmeton Ibn Maxheh , hadithi është i saktë.

1. Është vërtetuar në mjekësinë modern se senaja është një nga zbutësit më efikasë të barkut në raste kapslliku. Sepse ndikimi I saj fillon në zorrën e trashë dhe nuk shkakton problem në stomak dhe as në zorrën e hollë. Ajo lufton gjithashtu një numër virusesh.
2. Është vërtetuar gjithashtu se senaja është një pastrues i mirë i gjakut të njeriut.
Sot ajo përdoret në shëmë medikamente botërore dhe është shënuar në ligjet e medikamenteve europiane amerikane indiane dhe kineze si një nga bimët e rëndësishme.

Ajo ka shtrirje në përdorimin e brendshëm dhe të jashtëm të trupit. Në Indi është nxjerrë një medikament nga senaja i cili përdoret për pastrimin e gjakut.
Gjithashtu mjekët kanë zbuluar një përdorim të ri të senës për të luftuar viruset dhe rezultatet ishin 100% positive në luftimin e viruseve dhe ndalimin e zhvillimit të tyrë në trup.

Dobitë e senutit.

1.Pas kërkimeve shkencore që kanë bërë gjermanët kanë vërtetuar se senuti është një nga bimët më të dobishme për problemet e stomakut , për mos tretjen e mirë të ushqimit , për gazrat dhe fryrjen e barkut. Siç kanë vërtetuat se mund tu jepet edhe fëmijëve nën moshën 2 vjeç si qetësues për dhimbjet e barkut që shkaktohen nga gazrat.
2.Gjithashtu është i dobishëm për ndalimin e diarrese tek fëmijët.
3.Mund të përdoret edhe si qetësues nervor për fëmijët.
4.Është vërtetuar se senuti i shton qumështin nënave që u japin gji fëmijëve.
5.Është i dobishëm gjithashtu për problemet e frymëmarrjes. Sepse largon sekrecionet në rrugët e frymëmarrjes. Në europë ai përdoret në një numër medikamentesh për këtë qëllim.
6.Gjithashtu është i dobishëm edhe për gurët në veshka dh problemet e veshkave në përgjithësi.
7.Çaji i tij përdoret si gargara për infeksionin e mishërave të dhëmbëve, etj.

Kusti i detit.

Ka thënë profeti salallahu alejhi ue selem: Ilaçet më të mira janë hixhamja dhe kusti i detit.
Nuk kemi gjetur ndonjë kërkim të shkencës modern në lidhje me kustin por mjekët e vjetër kanë treguar për të shumë dobi për stomakun mëlçinë veshkat mushkëritë etj. Mbi të gjitha mjafton për të treguar dobinë e tij fjala e atij që nuk flet nga vetja e tij salallahu alejhi ue selem.

Categories

Archives