Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DISA IDE PËR TË ARRITUR DERI TEK LËMOSHA E VAZHDUESHME



DISA IDE PËR TË ARRITUR DERI TEK LËMOSHA E VAZHDUESHME

11402788_1597275143875751_11874487513112690_n

 

Jepja ndonjë njeriut një kopje të Kuranit ose merre Kuranin dhe vendose në xhami dhe çdoherë që lexohet nga ai Kuran edhe ti për vete merr shpërblime.

 

Jepe si donacion një karrocë për spitalin, dhe çdoherë kur e përdorë ndonjë i sëmurë atë, ti merre shpërblime, ose, vendose ndonjë karrige në xhami që ta përdorin ata që falën në xhami dhe nuk munden të rrinë në këmbë, për çdo namaz që e falin edhe ti ke shpërblime.

 

Bëhu pjesë e projektit të ndërtimit të ndonjë xhamie, qoftë ajo me të holla, apo me punë fizike, apo me çdo lloj ndihme që e ndihmon ndërtimin e xhamisë.

 

Mbjelle një pemë dhe ti ke shpërblime çdoherë kur ulet ndonjë njeri apo kafshë nën hijen e asaj peme, ose çdoherë kur ajo pemë përdoret për ushqim dhe i hahen frytet e saj nga njerëzit dhe kafshët dhe shpezët, edhe ti ke shpërblime.





 

Shpërndaj fletushka, libra, revista që në to mësohet mirësia dhe edukata dhe feja, edhe ti ke shpërblime nga ajo që e lexojnë atë dhe që veprojnë me atë që e mësojnë nga ato libra e revista.

 

Ndihmoji financiarisht ndonjë studenti apo kërkuesi të dijes, edhe ti do të fitosh shpërblime çdoherë që ai do të punon me atë që e ka mësuar apo çdoherë që do t’ua mëson të tjerëve atë dituri që e ka fituar dhe ti ke qenë sebep për ta përfituar atë dije me të financat e tua.

 

Ndihmoje ndonjë projekt për botimin e librave fetare dhe financoje atë, do të fitosh nga shpërblimet e gjithë atyre që e lexojnë atë libër dhe punojnë me të.

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU