Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa hadithe per Selam-in

Disa hadithe per Selam-in

selam alejkum1. Kur të takohet shoku me shokun e tij mjafton që të përshëndetet me selam duke ia shtrënguar dorën, kurse të marrurit n’gryk vjen në shprehje vetëm kur të kthehet nga udhëtimi. E gjithë kjo është një sjellje e mirë (mustehab) duke u mbështetur në fjalën e Enes bin Malikut i cili thotë: “Kur takoheshin shokët e Pejgamberit (a.s), ia shtrëngonin dorën njëri-tjetrit e kur vinin nga udhëtimi merreshin n’gryk”. (Transmeton Taberaniu, kurse Hejthemiu thotë se transmetuesit e hadithit janë autentikë).

2. Parimisht, selami është i plotë kur thuhet: Esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu. Për këtë bazohemi në hadithin ku Umran bin Husejni thotë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi alejhis-selam dhe tha: Esselamu alejkum. Pejgamberi ia ktheu e ai u ul. Atëherë Pejgamberi alejhis-selam tha: “Dhjetë”. Pastaj erdhi tjetri dhe tha: Esselamu alejkum ve rahmetull-llah. Edhe këtij ia ktheu dhe ky u ul. Pas kësaj Pejgamberi alejhis-selam tha: “Njëzet”. Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: Esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu. Edhe këtij ia ktheu e edhe ky u ul. Kurse për këtë Pejgamberi alejhis-selam tha: “Tridhjetë”. (Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu me sened të fortë).

3.Nxitja për ta përhapur selamin sa më shumë dhe të mos bëhemi koprracë ndaj tij, sipas hadithit: “A doni që t’ju udhëzoj në një gjë që nëse e punoni do të duheni: – Përhapeni selamin mes jush”. (Transmeton Muslimi). Ky urdhër për ta përhapur selamin u dha që të përhapet hajri (dobia), të bashkohen zemrat dhe të unjësohen radhët tona

4. Nuk duhet ta harrojmë selamin kur ndahemi nga mexhlisi, sipas hadithit të Pejgamberit alejhis-selam: “Kur dikush prej jush vjen në mexhlis le të japë selam, e nëse e sheh se më mirë është të ulet, le të ulet. Nëse ndërkohë ngrihet e të tjerët ende janë të ulur le të japë selam ngase selami i parë (kur hyri në mexhlis) nuk është më i vlefshëm se selami tjetër”. (Transmetojnë Ahmedi dhe të tjerët. Hadithi është sahih).

Një shkrim tjetër i dobishëm  PËR MJEKSINË - EMBRIOLOGJIA NË KUR'AN!
Tags:

Categories

Archives