Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa hadithe per hurmat arabe


Disa hadithe per hurmat arabe


hurma arabe

Në përmbledhjen e haditheve sahih është shënuar se Ebu Sa’d ibn Uekkasi ka treguar thënien e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem): “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë nuk do të sëmuret nga helmi, as nuk do ta zërë magjia.” (Buhariu, 10/203; Muslimi, 2047)

Në një hadith tjetër është thënë se i Dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Shtëpia pa hurma i ka njerëzit e uritur.” (Muslimi, 2046)

Kanë thënë se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) , ndonjëherë ka ngrënë hurma me gjalpë, bukë ose vetëm hurma. (Ebu Daudi, 3259; Xhami’un e Tirmidhiut, 1531; Ibn Maxhxhe, 3434)

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kishte bërë zakon të hante hurma të freskëta për iftar dhe para faljes së namazit. Kur nuk gjente hurma të freskëta, hante hurma të thata. Por nëse nuk gjente as hurma të thata, atëherë pinte pak ujë. (Ebu Daudi, 2356; Tirmidhiu, 696; Ahmedi, 3/164)

Xhabiri dhe Ebu Seidi (radijAllahu anhu) kanë shënuar se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xhenneti. Ato janë antidote (kundërhelm) kundër helmimit, burim i pasur në rritjen e sasisë së spermës , ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetuar nga imam Nesaiu dhe Ibn Maxhxhe, Tirmidhiu, 2067, thotë se është hasen; Ahmedi, 3/48; Ibn Maxhxhe, 3453)

Profeti (sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thene: ”Sa të mrekullueshme janë hurmat në syfyr për besimtarin.” {Ebu Daudi}

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ky është Islami që kam mësuar!

Categories

Archives