Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa fshehtësi të besimit në Një Zot

Disa fshehtësi të besimit në Një Zot

1 Zot

Disa fshehtësi të besimit në Një Zot

Zemra kurrë nuk drejtohet apo qetësohet përveç nëse e arrin afërsinë me Allahun. Gjithçka duhet ta duam dhe urrejmë për hir të Allahut. Kush dëshiron, dhe i bindet tjetërkujt në vend të Allahut, do të jetë e kotë, ndërsa kush dëshiron, frikësohet dhe lyp për hir të Allahut, ai do t’i fitojë bekimet e Tij, kënaqësinë dhe lumturinë e përhershmë.

Njerëzimi gjithmonë është konfuz mes urdhëresave dhe ndalesave. Ai është vazhdimisht nevojtar dhe është i detyruar të kërkojë ndihmë gjatë urdhëresave dhe gjatë fatkeqësive ka nevojë për mirësi dhe nder. Nderi që do t’i bëhet gjatë fatkeqësisë së tij varet nga mënyra se si i ka përmbushur urdhëresat. Nëse ai i kryen urdhëresat haptas apo fshehtas, gjithashtu do t’i bëhet nder haptas dhe fshehtas. Por nëse ai i zbaton urdhrat para njerëzve ndërsa kur është vetëm nuk i kryen ato, atij do t’i bëhet nder para njerëzve ndërsa brenda tij do të jetë i zvogëluar.

Nderi që i bëhet njeriut brenda vetes, gjatë fatkeqësive është qetësia, rehatia dhe nuk ndjehet i brengosur, konfuz apo i pakënaqur. Njeriu duhet t’i nënshtrohet Allahut me përulje duke e kërkuar Atë me gjithë zemër, të përmallohet për Të me shpirt dhe të mendojë vazhdimisht më shumë rreth të mirave dhe nderit që Ai ia ka dhënë se sa për pikëllimin. Ai nuk medon për pikëllimin pasi ai e di se Allahu ka bërë zgjedhjen më të mirë për të dhe ai është një rob i thjeshtë i Allahut dhe qëndron nën vendimet e Tij, qoftë i kënaqur apo jo. Nëse ai është i kënaqur me vendimin e Allahut, do të ndjejë kënaqësi, por nëse ndjehet i pakënaqur do të fitojë pakënaqësinë e Allahut. Kjo është mirësia e cila është një pemë e fshehur brenda njeriut dhe është një lloj ndriçimi sekret ndikimi i të cilit ose rritet ose zvogëlohet.

Shkeputur nga libri “Thesari i Urtesive te Perjetshme”.
Autor Ibn Kajim el-Xheuzi.

Categories

Archives