Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Disa fjale rreth hajmalive

Disa fjale rreth hajmalive

hajmali

Hajmali quhen ato që varen në qafë, mjete bartëse, shtëpi apo diku tjetër për të sjellë dobi apo shmangur dëm, qofshin ato nga Kurani, nga penjtë, rruazat, guralecët e të tjerë.

Emërtime të tjera të hajmalive:

1. Huruz, ato që ruajnë.

2. Huxhub, ato që mbrojnë.

3. Teaik, ato që varen.

4. Uedeah, ato që sjellin rehati e pushim.

Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Ai i cili e varë një hajmali mos ia plotësoftë Allahu atë për të cilën e ka varur dhe ai që e varë një edeah mos i dhëntë qetësi e rehati!” (Transmeton Ahmedi, Hakimi, i cili e konsideron si të saktë dhe me të pajtohet edhe Dhehebiu)

Shkaqet e ndalimit të tyre

1. Varësia e zemrës me dikë tjetër përveç Allahut.

2. Ato nuk janë as shkaqe islame e as të natyrshme (të dukshme) që ndihmojnë, e bindja se ato janë shkaqe është ligjësim me Allahun dhe kundërshtim në krijimin dhe urdhrin e Tij.

3. Ato i hapin njeriut dyert e besëtytnive dhe e shpien drejt shirkut.

4. Janë shkak i humbjes, pasi ai që lidhet me diçka do t’i mbështetet atij.

A janë hajmalitë prej shirkut të vogël apo të madh?

1. Nëse hajmalia është idhull, lexim (rukje) e idhujtarëve apo kryq, atëherë ky është shirk i madh, pa dyshim.

2. Nëse është prej penjve, rruazave e të ngjashme e mbështetet në to plotësisht dhe bindet se ato ndikojnë të pavarura, ky gjithashtu është shirk i madh.

3. Nëse është prej penjve, rruazave e të ngjashme dhe beson se ato janë vetëm shkaqe e nuk mbështetet në to plotësisht, ky është shirk i vogël.

Dispozita për hajmalitë në të cilat gjenden pjesë nga Kurani apo Suneti

Një shkrim tjetër i dobishëm  "Plumbi i mirë, do pushkën e fortë"!

Mendimi më i saktë është se nuk lejohen për shkaqet e mëposhtme:

1. Për t’i mbyllur rrugët që shpien në shirk.

2. Për shkak se ndalesa për hajmalitë është e përgjithshme.

3. Ndoshta kjo shpie në përbuzjen e Kuranit dhe lutjeve pejgamberike. Kjo duket duke i hyrë me to në bano dhe duke ia eksponuar ato ndyrësirave.

4. Është shkak që keqbërësit shkruajnë një ajet, sure apo bismilahin e më poshtë shënojnë simbole djallëzore dhe fjalë ndihmëkërkuese me karakter idhujtar.

5. Ndoshta bëhet shkak që të lihet anash Kurani dhe (duaja) lutjet dhe mjaftohen me atë që është varur.

Shembuj të hajmalive prezente

1. Ajo e cila u varet fëmijëve nga frika prej të marrurit mësysh.

2. Atë që e marrin disa gra dhe e vendosin në dhomat e tyre apo nën jastëkët e tyre për t’u mbrojtur prej të marrurit mësysh, shqetësimit, apo për të sjellë dashurinë e burrit e të ngjashme.

3. Ajo e cila njihet si unaza e fejesës, pasi përveç asaj që ajo është e marrur nga të krishterët ajo gjithashtu mund të jetë prej shtigjeve të shirkut kur besohet se ajo është që bashkon emrat e dy të martuarve.

4. Vizatimet që varen në vetura, rruaza e të ngjashme për të larguar syrin e keq.

5. Ajo e cila njihet te futbollistët, të cilët e vendosin te parakrahu një mbështjellëse të caktuar ose e varin nëpër dritare, duke pretenduar se kjo ua sjell fitoren. Bile, ndoshta ajo që varet përmban ajete nga Kurani dhe ata vendosin nën këpucët e tyre.

Përktheu: Driton Lekaj

Tags:

Categories

Archives