Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa fjalë mbi ëndrrat shqetësuese



Disa fjalë mbi ëndrrat shqetësuese

Disa fjalë mbi ëndrat shqetësuese

Dr. Halid el-Hibshi

Shikimi në ëndërr gjarpërin, (në rrethana normale psikologjike) simbolizon armiqësin. Që do të thotë që të kanoset armiqësia nga bota njerëzore dhe ajo djallëzore. E, nëse gjarpëri të kafshon, do të thotë që ti ke rënë në kurthat e armiqëve tu, nga djajtë dhe njerëzit. Poashtu (në rrethana normale psikologjike) nëse sheh në ëndërr minjë do të thotë që je i xhelozuar shumë, je i kapluar me hased, (vetëm me hased jo me magji apo mësysh), poashtu duhet ditur që shikimi i minjëve në ëndërr, ka kuptimin që djajtë të cilët të ngacmojnë nëpërmjet hasedit njerëzorë, janë të dobët, pasiqë duhet ditur se, ashtu siç janë me kapacitet ngacmuesit djallëzorë-xhindorë, të atillë shfaqen edhe në ëndërr duke u personifikuar në formë të krijesave të caktuara.

Pra, miu në esencë është i dobët, i ligshtë, përkundër gjarpërit i cili është i njohur me rrezikun e tij. E, për të dyja rastet, veçanërisht për të parën, shikuesi i këtyre ëndrrave (që i paraqiten shpesh) duhet t’i kthehet fuqishëm dhikrit, adhurimit të natës krahas atij ditor, leximit të Kuranit dhe duave, që Allahu të zbrapsë nga ai sherret që i kanosen nga njerëzit dhe djajtë.

E, nëse e nënshtron zemrën gjatë këtyre duave dhe adhurimeve, rezultati do të jetë marramendës. Pas ca ditësh (kjo ndodh shumë shpesh në këtë mënyrë) do të sheh në ëndërr duke vrapuar, ku përpapa vetës ka një gropë, të cilën do ta kërcejë, ku Allahu nëpërmjet kësaj ëndrre e lajmëron që shpëtove nga kurtha! Poashtu, shikimi i shpeshtë në ëndërr minjë, ka kuptimin që personi po vuanë nga ndonjë ankth, stres, gjendje depresioni, shqetësime psikologjike, për të cilat gjendje ai duhet t’i bëj një intreospeksion të thellë vetes së tij!





Mos harro – ëndrrat fshehin në vete sekrete të mëdha!

Shejh Halid El-Hibshi
Përktheu: Agron Islami





Categories

Archives