Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa doktorë thonë që këtë bimë do t’a blinin me flori



Disa doktorë thonë që këtë bimë do t’a blinin me flori

Lulja e makthit (Hulba)

Sipas një dëshmie, kur Pejgamberi (s.a.u.s.) vizitoi Sad ibn Ebu Uekasin, që u sëmur njëherë në Mekë, kërkoi të sillnin aty një doktor. E kështu, erdhi El Harith ibn Kaladahu, i cili vizitoi të sëmurin dhe tha: “Nuk ka asgjë të keqe. Thjesht bëjini ca makth1  me hurma dhe jepjani ta hajë.” Thuhet se Sadi e hëngri atë e u shërua. Makthi është i nxehtë në shkallë të dytë dhe i thatë në shkallë të parë.

Makthi i zier në ujë zbut fytin, gjoksin dhe stomakun. Ai qetëson kollën, astmën, frymëmarrjen e vështirë dhe shton epshin seksual. Kjo bimë lehtëson gjendjen me gazra, këlbaza, hemorroide dhe grumbullimet e tjera që ndodhin në zorrë. Ajo shkrin këlbazën e mbledhur në gjoks, lufton ulcerat gastrike dhe sëmundjet e mushkërive.

Pesë darahim (rreth 15 gramë) me makth, po të shërbehen bashkë me një lëng, shtojnë rrjedhjen e menstruacioneve, ndërsa po t‟i
1 Makthi është një lloj bari i ngjashëm me trëndelinën, që bën lule të verdha a të bardha e me erë si të mjaltit. Emri shkencor:  Trigonella foenum-graecum. (Shën. i përkth.).

ziesh dhe të lash kokën me to, ndihmon që t‟i dredhësh flokët e që të luftosh zbokthin.





Makthi i bluar e i përzier me uthull dhe sodë, i përdorur si kompresë, shkrin tumorin e shpretkës. Gruaja që vuan nga dhembjet në vaginë, për shkak të ndonjë pezmatimi të saj, do të ketë përmirësime nëse ulet në një vaskë me ujë, në të cilin është zier makthi.

Kjo bimë i lufton tumoret e ftohta dhe të forta, nëse vendoset si kompresë mbi ta. Ndërsa po ta pish lëngun e përftuar prej saj, ajo qetëson dhembjet e barkut që shkaktohen nga grumbullimi i gazrave të ndryshme, përveç që pastron edhe zorrët.   Ngrënia esëll e makthit me mjaltë, hurma ose fiq shkrin këlbazën që krijohet në gjoks dhe në stomak, e po ashtu qetëson kollën që vjen si pasojë e këtyre sëmundjeve.

Makthi lehtëson mbajtjen e urinës dhe ndikon si laksativ. Ai shëron rastet e devijimeve të thoit, ndërsa vaji i tij, i përzier me dyllë, kuron plasaritjet e lëkurës për shkak të të ftohtit.

Nga makthi ka aq shumë dobi, saqë disa doktorë thonë që, sikur njerëzit t‟i dinin ato, do ta blinin këtë bimë duke e peshuar me flori.





Categories

Archives