Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa dallime mes Engjujve (Melaikeve) dhe Xhinnëve


Disa dallime mes Engjujve (Melaikeve) dhe Xhinnëve


drita
Në vijim mund t’i lexoni disa dallime në mes Engjujve (Melaikeve) dhe Xhinnëve

1. Engjujt (Melaiket) janë krijuar nga drita dhe Xhinnët janë të krijuar nga flaka pa tym. Ky është një dallim unik në krijim, për më shumë ky dallim është arsyeja që ata ndryshojnë në veprime.

2. Emrat e Engjujve dallojnë nga emrat e Xhinnëve në përgjithësi dhe në detaje. Emrat e Engjujve kanë për qëllim lajmëtarët. Ata janë të dërguarit-lajmëtarët e Allahut.

3. Engjujt janë krijuar që t’i binden Allahut. Engjujt (Melaiket) nuk kanë liri të zgjedhjes që mos t’i binden Krijuesit, ndryshe nga Xhinnët. Allahu u ka dhënë Xhinnëve liri të zgjedhjes sikurse njeriut për t’iu bindur Atij apo për t’iu mos bindur.

4. Engjujt nuk kanë dëshira. Prandaj ata nuk hanë, nuk pinë dhe nuk martohen. Xhinnët hanë, pinë dhe martohen.

5. Engjujt nuk e kundërshtojnë All-llahun për asnjë moment të vetëm. Shumica e Xhinnëve janë Pabesimtarë (Kafira). Faktikisht numri i Pabesimtarëve (Kafirëve) në mesin e Xhinnëve e tejkalon numrin e Pabesimtarëve (Kafirëve) në mesin e njerëzve.

6. Engjujt janë shumë më të fortë se Xhinnët. Nuk ka asnjë mënyrë për të imagjinuar forcën e një Engjulli krahasuar me të gjithë Xhinnët. Për shembull, Engjulli i vdekjes është një dhe ka aftësinë për të marrë çdo shpirt për një moment kudo në botë.

7. Engjujt janë superiorë ndaj Xhinnëve në formë, vepra dhe pozitë.

8. Numri i Engjujve është shumë i madh. I tejkalon në numër së bashku Xhinnët, Njerzit dhe Kafshët.

9. Allahu krijoi disa Engjuj për shërbim ndaj birit të Ademit. Shumica e Xhinnëve shmangin njeriun nga rruga e drejtë. Dhe në krye të tyre është babai i tyre Iblisi.

10. Engjujt i shohin Xhinnët gjatë gjithë kohës. Xhinnët nuk mund t’i shohin Engjujt përveçse nëse Engjujt marrin një formë që mundëson shikimin e tyre. Nëse Xhinnët do të mundnin t’i shohin Engjujt kjo do të largonte një aspket të besimit (Imanit) në diçka të fshehtë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kur'ani Famëmadh mahnitë shkencëtarët

11. Allahu krijoi Engjujt para Xhinnëve. Dëshmi është se Engjujt bartin Arshin(Fronin). Arshi është krijuar para qiejve dhe tokës dhe gjithçkaje që ndodhet mes tyre.

12. Engjujt janë nga gjërat e padukshme. Allahu e bëri obligim për Xhinnët të besojnë në Engjujt.

13. Engjujt kanë autoritet dhe pushtet mbi Xhinnët, me lejen e Allahut. Prandaj Engjujt mund të shohin Xhinnët, t’i mposhtin, të marrin shpirtrat e tyre.

14. Engjujt janë përshkruar në përgjithësi me tipare falënderimi të denjë. Shumica e Xhinnëve janë përshkruar si cytës të së keqes, mashtrues dhe shtypës.

15. Engjujt nuk janë përshkruar as si meshkuj as si femra pra Engjujt nuk kanë gjini. Paganët Arab i përshkruanin Engjujt si femra. Xhinnët janë meshkuj dhe femra.[shiko, Kehf:50]

16. Engjujt ndihmojnë Profetët, të Dërguarit paqja qoftë mbi ta dhe pasuesit e tyre në vepra të mira. Kjo është ajo nga ku vjen frymëzimi i parë për të bërë vepra të mira. Ibn Tejmijeh ka thënë: “Frymëzim për të kërkuar të vërtetën dhe për të bërë mirë është frymëzim nga Engjujt. Ideja për të ndjekur besimin e korruptuar dhe të vepruarit e korrupsionit është frymëzim nga Shejatinët. [Mexhmu 4/34].

17. Engjujt jetojnë në qiej dhe Xhinnët jetojnë në vende të ndyta.

18. Engjujt fluturojnë në formën në të cilën janë krijuar. Xhinnët munden të fluturojnë vetëm nëse marrin një formë tjetër nga ajo që janë krijuar.

Përktheu: Abu Productive

image_pdf
Tags:

Categories

Archives