Thursday, 18/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Disa ajete që flasin për mësyshjen

Disa ajete që flasin për mësyshjen

mesysh

Disa ajete që flasin për mësyshjen:

Allahu thotë: Ja’kubi tha: “O djemtë e mi, mos hyni nga e njëjta portë (e qytetit), por nga porta të ndryshme(, në mënyrë që të mos bini mësysh). Unë nuk mund të largoj prej jush asgjë nga ajo që ju ka caktuar Allahu! Se pushteti i përket vetëm Allahut. Tek Ai mbështetem unë dhe tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të jenë të mbështetur (tek Allahu)”! [Jusuf: 67].

Duke shpjeguar këtë ajet dijetarët kanë thënë se Ja’kubi i porositi djemtë e tij që të mos hynin në Egjipt të gjithë bashkë nga një portë e vetme, nga frika se mos binin mësysh, sepse ata ishin të bukur, me paraqitje.

Po ashtu Allahu thotë:  “Kur dëgjojnë Kuranin, mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: Ai është vërtet i marrë!”. [El Kalem: 51].

Nga ky ajet kuptohet qartë që marrja mësysh është realitet, por syri nuk mund të ndikojë, pa lejen e Allahut. Idhujtarët dëshironin që të dëmtohej e të sëmurej Pejgamberi a.s. nga shikimet e tyre, por Allahu i Lartësuar e mbrojti nga një gjë e tillë.

Gjithashtu, Allahu thotë: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri dhe nga sherri i atyre që fryjnë në nyje (duke bërë magji) dhe nga sherri i smirëziut, kur smiron”. [El Felek].

Thënia e Allahut të lartësuar “dhe nga sherri i smirëziut, kur smiron” provon se smirëziu mund ta dëmtojë atë që e ka smire. Atëherë, askujt nuk i lejohet të thotë se smirëziu nuk mund të ketë kurrëfarë ndikimi tek ai që e ka haset dhe as nuk mund ta dëmtojë. Në këtë kohë, ne kemi arritur të shikojmë se si disa kafshe tokësore dhe detare vrasin disa të tjera me anë të rrezeve që emetojnë sytë ose trupat e tyre, atëherë përse të mos pranohet fakti që disa njerëz kanë një fuqi të veçantë për dëmtimin e të tjerëve. Për më tepër që shkenca sot ka arritur të zbulojë disa gjëra të cilat kanë fuqi të madhe shkatërruese, siç janë rrezet, kurse të nesërmen zbulimet shkencore mund të shkojnë edhe më tej. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për disa njerëz, shpirtrat e të cilëve kanë një trajtë të veçanta, që mund t’u shkaktojnë dëme të tjerëve.

Categories

Archives