Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Dil, o armik i All-llahut! Dil!”

“Dil, o armik i All-llahut! Dil!”

Në komentin më të njohur klasik të Kur’anit nga Imam Taberiu thuhet se “prekja e shejtanit është një lloj sar’aje ose çmendurie”,

Në tesfirin e Kurtubiut, në lidhje me shpjegimin e këtij ajeti, thuhet:
Në këtë ajet kemi argumentin kundër atyre të cilët konsiderojnë se sar’aja nuk ndodh nga ana a xhinëve, dhe kundër atyre që thonë se ata janë shfaqje (fenomene) natyrore, kurse shejtani s’mund të qarkullojë nëpër trup të njeriut e të shkaktojë të ashtuquajturën “prekje”, në realitet një lloj çmendurie”.

Në hadithin, të cilin e transmeton Taberaniu, përmendet se Pejgamberi i All-llahut e ka shëruar një djalosh, të cilin ia kanë sjellë të lidhur, sepse ka qenë në gjendje çmendurie. I ka rënë shpinës duke thënë: “Dil, o armik i All-llahut! Dil!”, derisa i është kthjelluar plotësisht pamja e tij e çmendurisë. Pastaj ai e ka lexuar duanë dhe e ka përshkuar me duar fytyrën e tij. Djaloshi është shëruar dhe prej asaj kohe ka qenë në gjendje aq të mirë shëndetësore sa që askush nga shoqëria e tij nuk ka qenë më normal e më i mençur se ai.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Semundja shpirterore, çka eshte, çka shkakton?

Categories

Archives