Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dikush ka hyrë të jetojë në një shtëpi, e në të e kanë goditur disa sëmundje dhe fatkeqësi tjera


Dikush ka hyrë të jetojë në një shtëpi, e në të e kanë goditur disa sëmundje dhe fatkeqësi tjera


shtepia

Dikush ka hyrë të jetojë në një shtëpi, e në të e kanë goditur disa sëmundje dhe fatkeqësi tjera. kjo ka bërë që ai dhe familja e tij të frikësohen nga kjo shtëpi. Pra, a lejohet që ai ta lërë këtë shtëpi për këtë shkak?

Përgjigje: Ndodh që disa shtëpi, mjete udhëtimi apo bashkëshorte të jenë të pafatshme për personin që i ka ato, ose dëmtohet në ndonjëfarë mënyre ose i humb ndonjë dobi etj.
E gjithë kjo është me Urtesin e Allahut, subhanehu ue teala.
Duke u bazuar në këtë themi se nuk ka gjë të keqe që ky person ta shesi këtë shtëpi dhe të shpërngulet në një tjetër, e ndoshta Allahu ia sjelle të mirën në atë shtëpi ku shpërngulet.
Përcillet se Resulullahu, salallau alejhi ue selem, ka thënë: “Pafatshmëria mund të jetë në tri gjëra: shtëpi,grua dhe kali (mjet udhëtimi)”.(Buahriu dhe Muslimi)
Disa mjete udhëtimi mund të jenë të pafatshme, e po ashtu edhe disa bashkëshorte dhe shtëpi.
Nëse dikush e vëren këtë në shtëpin e vet, le ta dijë se kjo është me caktimin e Allahut, azze ue xhel-le, dhe me Urtësin e Tij ka caktuar që njeriu të shpërngulet prej një vendi në një vend tjetër. Allahu e di më së miri.

_____________________________________
Shkëputur nga libri „Kushtet e fesë“
Autor Muhammed el-Uthejmin

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shpërblimi i atij që i jep dikujt iftar
Tags:

Categories

Archives