Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dijetarët Saudit: Dënojmë grusht shtetin në Egjipt

Dijetarët Saudit: Dënojmë grusht shtetin në Egjipt

shkolla xhamia

Një grup prej 56 dijetarëve saudit kanë shprehur dënimin e tyre ndaj grusht shtetit ushtarak të Egjiptit, i cili u zhvillua më 3 korrik.

“Sigurisht që ky është një grusht shteti ushtarak i cili rrëzoi presidentin Muhamed Mursi,” thanë dijetarët, ndër ta profesorë dhe avokatë. Ata kanë shtuar se përmbysja e një presidenti të zgjedhur në mënyrë të ligjshme, duke injoruar vullnetin e popullit, është e ndaluar me fe dhe ligj”.

Komploti për grusht shtetin ushtarak ishte planifikuar që kur Mursi u zgjodh president, thanë dijetarët në deklaratën e tyre.

“Grusht shteti ushtarak nuk ishte kryer me qëllim të reformimit, por për të parandaluar lirinë e Egjiptit, si dhe eliminimin e praktikimit të lirë të fesë islame, kanë thënë dijetarët.

Studiuesit thanë se ata mbështesin plotësisht protestat pro-demokracisë, dhe sugjeruan zgjidhjen e problemit nëpërmjet dialogut.

Vendet arabe si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u dënuan për mbështetjen e tyre ndaj puçit ushtarak në Egjipt. Megjithatë, organizata për të drejtat e njeriut dhe lëvizje fetare dënuan mbështetjen ndaj grusht shtetit, dhe e konsideruan atë si mosrespekt ndaj vullnetit të qytetarëve egjiptian, të cilët zgjodhën Mursin me votat e tyre.

/mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Erdogani është rritur në lagje me familje shqiptare

Categories

Archives