Saturday, 27/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dija


Dija


dituria

Dija është dritë me të cilën ndriçohet, dija e angazhon njeriun me të gjitha të mirat dhe e largon nga çdo sherr. Njerëzit në këtë aspekt janë në grada të ndryshme. Kujdesu që të mësosh atë që të bën dobi! Prej dijes është që të dish obligueshmërinë e pendimit, vlerën dhe rregullat e tij, prej dijes është që të dish pasojat që sjellin mëkatet.
Të angazhuarit me atë që të bën dobi, largimi nga vetmia dhe nga zbrazësia.
Mosangazhimi i njeriut është shkaku i drejtpërdrejtë i devijimit. Nëse angazhohesh me atë që është e dobishme për fenë dhe dynjanë tënde do të pakësohet papunësia jote dhe nuk do të gjesh kohë për fesat. O njeri, nëse nuk e angazhon veten në atë që të bën dobi, do të angazhohesh në atë çfarë të dëmton!

Të shoqëruarit me shoqëri të mirë
Të shoqëruarit me njerëz të mirë ngjall zemrën, zgjeron gjoksin, zhvillon mendjen, bën që t’i njohësh të metat e tua. Gjithashtu shoku i mirë ta kujton Allahun, kujdeset për ty si kur je prezent gjithashtu edhe kur nuk je. Mexhliset e hairit i mbulon mëshira e Allahut, i rrethojnë melaqet dhe zbret qetësia në to. Kujdesu që të shoqërohesh me të mirët të cilët janë të qëndrueshëm në fenë e Allahut!

Një shkrim tjetër i dobishëm  A JE TI NJË KUNDËRSHTAR I PRINDËRVE?
Tags:

Categories

Archives