Sunday, 21/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dieta për përmirësim të trurit, memorie dhe kujtesë



Dieta për përmirësim të trurit, memorie dhe kujtesë

Ekziston një dietë e cila ndikon në stimulimin e trurit dhe përmirëson memorien dhe të mësuarit. Për të pasur një dietë të tillë është e rëndësishme që të keni speca djegës, majdanoz, trumzë dhe kamomil.

Bimët dhe erëzat përmbajnë nivele të larta të përbërësit apigjeninë, i cili përmirëson formimin e neuroneve dhe forcon lidhjet midis qelizave nervore.Spices

Shkencëtarët brazilianë thonë se apigjenina, pjesë e një grupi të substancave të quajtura flavonoide, ka potencialin që t’i trajtojë sëmundjet sikur që janë skizofrenia, depresioni, sëmundja e Alzheimerit dhe ajo e Parkinsonit.





Ky është studimi i parë që tregon efektet direkte pozitive të apigjeninës në qelizat njerëzore. Analizat laboratorike tregojnë se qelizat e trungut trunor të njeriut, të cilat trajtohen me apigjeninë, shndërrohen në neurone pas 25 ditësh dhe krijojnë lidhje të forta, të sofistikuara./albeu/