Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dieta me qumësht për rënie në peshë!


Dieta me qumësht për rënie në peshë!


Nëse dëshironi të humbisni peshë në një kohë të shkurtër, mund të aplikoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë.

*Të fillojmë nga pyetja bazë: Cfarë është qumështi?

Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbisni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë , qumësht, djathë, kos.Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon kockat, sistemin nervor, normalizon funksionimin e zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lekurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore.*Dieta me qumësht – menyja

Para secilit vakt, konsumoni një gotë ujë mineral të pa-gazuar.
Mëngjesi: 1 kos, 1 banane, caj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.
Dreka: 100 gr drithëra, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.
Darka: 1 vezë e skuqur, sallatë me perime, djathë të freskët dhe I gotë kos.
Pas Darkës: 1 dardhë, kos.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ku vepron magnezi ?

Categories

Archives