Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dieta me hurma arabe, minus 4 kg/muaj pa asnjë vështirësi

Dieta me hurma arabe, minus 4 kg/muaj pa asnjë vështirësi

hurma

Dieta me hurma arabe është një nga dietat që realizon rënien rreth 4 kg në peshë në muaj pa vështirësi duke respektuar dhe ruajtur zakonet tuaja të të ushqyerit. Ajo “respekton” dobësinë e njerëzve të cilët hasin vështirësi për mbajtjen e dietave, duke mos kërkuar asnjë lloj sakrifice dhe vetëdisipline për të ndjekur këtë dietë. Arsyeja?

Hurmat arabe kanë veti të fuqishme të ngopjes. Nuk gjendet asnjë ushqim tjetër që të ketë efekte më të fuqishme të ngopjes sesa hurma arabe.

Sipas një kërkimi shkencor të realizuar nga spitali i Kërkimit dhe Edukimit Umraniye, është vënë re se pacientët të cilët konsumonin 3 hurma një orë para vakteve ushqimore, konsumonin më pak ushqim, për shkak të reduktimit të oreksit dhe ndjesisë së ngopjes. Nga të dhënat, është vënë re se pacientët në fund të muajit kishin rënë 4 kg.

Duke konsumuar hurma arabe, ka të ngjarë që tek disa persona të mos kenë dëshirë për të ngrënë vaktin. Kjo zgjidhje është mjaft e mirë dhe rekomandohet, pasi hurma i ka të gjitha elementët e nevojshme për furnizimin e organizmit, edhe pse konsumohet në sasi të pakët. Tek beduinët e shkretëtirës hurma dhe qumështi është ushqimi bazë (pa asnjë shtojcë tjetër ushqimore).

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar asnjëherë se hurmat arabe kanë mjaft kalori. Kjo do të thotë se nuk duhet të konsumoni më shumë se 9 kokrra hurma arabe në ditë. Tejkalimi i kësaj norme mund të bëjë efektin e kundërt.

Përveç kësaj, hurma arabe ka është një produkt me vlera shumë të mëdha ushqyese. Ajo përmban vitamina A, vitamina B1, vitamina B6, vitamina C, vitamina D, hekur, magnez, sodium, kalcium, zink, squfur, klor, etj. Megjithëse përmban mjaft karbohidrate (në 100 gr hurma arabe gjenden 60 gr karbohidrate), ajo nuk përbën faktor risku për diabetikët, për shkak se përmban vetëm fruktoz. Edhe pse ka yndyra në përbërjen e vet, hurma arabe nuk përmban aspak kolesterol. Për shkak të përbërjes së saj, hurma arabe parandalon sëmundjet e mëlçisë, tonifikon muskujt, eliminon parazitët, lufton sëmundjet e tiroideve, forcon sistemin nervor, pastron veshkat dhe kanalet urinare, gjallëron aktivitetin e trurit, etj.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pesë super ushqime që shërojnë migrenën e lodhjen dhe japin energji
Tags:

Categories

Archives