Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DHJETË HAPAT PËR T’I REALIZUAR ËNDRRAT E TUA DREJT SUKSESIT

DHJETË HAPAT PËR T’I REALIZUAR ËNDRRAT E TUA DREJT SUKSESIT

suksesi suksesi

Ekziston mundësia të ndryshon definicioni i suksesit tek çdo njeri, mirëpo prapëseprapë ai mbetet gjëra e vetme ku të gjithë e shpresojnë pa marrë parasysh pozitave të tyre dhe bindjeve të tyre. Të suksesshmit mbeten nën shënjestrën e njerëzve dhe sytë e njerëzve gjithë janë të drejtuara drejt pyetjeve se si ata patën sukses dhe si u bënë të tillë dhe si i realizuan ëndrrat e tyre?!

Në vazhdim po i ceki dhjetë gjëra që i bëjnë të suksesshmit për t’i realizuar ëndrrat e tyre:

1. Të bërit dobi të tjerëve: Ata që patën sukses të vërtetë në jetën e tyre ndihmuan të ndryshohen edhe jetët e të tjerëve. Ata nuk patën sukses vetëm se në jetën e tyre po edhe ndihmuan që edhe të tjerët të keni sukses.

2. Puna e palodhshme: Ata që e duan suksesin dhe dëshirojnë ta realizojnë qëllimin e tyre punojnë natë e ditë dhe nuk ndalen derisa ta realizojnë synimin e tyre. Ata natën i gjen zgjuar duke punuar për ta realizuar ëndrrën e tyre, kurse herët në mëngjes i sheh se e vazhdojnë punën për të arritur deri te qëllimi i tyre.

3. Energjia e lartë: Nëse hulumton nëpër histori do të gjesh se për të gjitha shpikjet ishte harxhuar fuqi në të gjitha kohërat, gjë, që i ndihmoi të suksesshmit t’i afrohen qëllimeve të tyre.

4. Parimet: Pas gjithë atij suksesi që e arritën të suksesshmit qëndrojnë parimet e tyre. Parimet janë argumenti yt që të ecin përpara dhe të ndihmojnë që të arrish deri tek caku.

5. Besimi i palëkundshëm: Të suksesshmit gjatë punës së tyre janë ballafaquar me dyshime dhe kritika dhe probleme tjera edhe më të mëdha, mirëpo ju ndihmoi besimi i tyre që të mos thyhen dhe të punojnë me zell në vazhdimësi për ta realizuar ëndrrën e tyre.

6. Pas suksesit qëndron një sebep: Ata që arritën suksese pas tyre kishte sebep. Kjo ishte ajo që ua ndriçonte mendjet dhe zemrën dhe shpirtin që të shpikin dhe të ballafaqohen të gjitha vështirësitë. Te ne si musliman sebepi është të fituarit e kënaqësisë së Allahut dhe të shpresuarit e fitimit të Xhenetit.

7. Përcaktimi i kritereve: E jotja mbetet që ti përcaktosh kriteret në rrugën tënde drejt suksesit që të mos dëshpërohesh apo të dobësohet vullneti yt dhe të mos ballafaqohesh me atë që është e rëndë e të largon nga rruga.

8. Studimi i thellë: Të suksesshmit e studiojnë mirë atë që e duan të arrijnë deri tek ajo me qëllim që të arrijnë sa më lehtë deri te ajo që e dëshirojnë ta arrijnë.

9. Tejkalimi i rreziqeve dhe pengesave: Të suksesshmit i tejkalojnë rreziqet me lehtësi dhe nuk ndalen tek ato dhe nuk e lejojnë që ato rreziqe dhe pengesa ti ndalojnë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

10. Suksesi i tëri varet nga Allahu: Mos harro se suksesi i tëri varet nga Allahu kurse e jotja mbetet ti marrish sebepet. Nëse arrin deri tek suksesi mos u mahnit me veten po falënderoje Allahun për atë që e realizove se pa vullnetin dhe lejen e Tij asnjëherë nuk do të kishe mundësi ta arrish atë që e arrite. Zaten për të arritur deri te suksesi patjetër nevojiten duaja dhe mbështetja në Allahun dhe marrja e sebepeve.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives