Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhjetë gjëra që i humbim kot


Dhjetë gjëra që i humbim kot


10 gjera

1. Diturin tonë: E harxhojmë duke mos vepruar me të.

2. Veprat tona: Harxhohen duke i kryer ato pa sinqeritet.

3. Pasuria jonë: E harxhojmë në gjëra me të cilat nuk është i kënaqur Allahu i Lartësuar. I humbim paratë, statusin, autoritetin tonë për gjëra që nuk kanë dobi në këtë jetë dhe në ahiret.

4. Zemrat tona: Treten nëse ato janë bosh nga dashuria e Allahut dhe dëshira e madhe për ta takuar Atë. Në vend të kësaj, zemrat tona janë të mbushura me diçka tjetër.

5. Gjymtyrët tona: Kur aspak nuk i përdorim për adhurim dhe shërbim të Allahut.

6. Dashuria jonë: Dashuria jonë është emocionale dhe jo e lidhur drejt për Allahun, por për diçka tjetër pos Tij.

7. Koha jonë: Harxhohet kur nuk përdoret ashtu siç duhet, si p.sh. për të kompensuar për atë që ka kaluar, për të vepruar diçka që është e drejtë etj.

8. Intelekti ynë: Humbet në gjëra që nuk janë aspak të dobishme, të cilat janë të dëmshme për individin dhe shoqërinë.

9. Shërbimi ynë: Tretet në shërbim të dikujt që nuk na sjellë afër Allahut të Lartësuar.

10. Dhikri jonë: Tretet, zhduket dhe humbet, SEPSE NUK KA EFEKT NË ZEMRAT TONA.

Bazuar në librat e Ibn Kajjimit, Allahu e mëshiroftë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  TË DREJTAT E FËMIJËVE
Tags:

Categories

Archives