Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhimbjet e shpines-shkaqet



Dhimbjet e shpines-shkaqet

dhimbje shpine

Deri 80% e njerëzve së paku njëherë në jetë kanë dhembje shpine, ndërsa te 14% e njerëzve dhembja iu zgjat më shumë se 2 javë. Këto dhembje janë shkak shumë i shpeshtë i trajtimit mjekësor dhe mungesës në punë.
Shkaqet
Dhembjet e shpinës mund të kenë shkaktarë që u përkasin dy kategorive: Sëmundjet e sistemit muskulo-skeletor dhe sëmundjet e boshtit kurrizor.
Në kategorinë e parë bëjnë pjesë dhembjet e shkaktuar nga lëndimet e muskujve, ligamenteve apo nyjeve te shpinës. Dhembjet nga kjo kategori i shton edhe pozita jo e mirë e qëndrimit, muskulatura dobët e zhvilluar, mosfurnizimi i mirë i kësaj pjese me oksigjen si pasojë e pirjes së duhanit, e stresit.
Dhembjet muskulo-skeletore nuk kanë lokalizim të qartë dhe janë të shprehura me shtangim dhe kufizim të lëvizjeve. Shpesh këto dhembje dinë të shtohen gjatë qëndrimit ulur dhe aktiviteteve sforcuese.
Dhembjet e këmbëve dhe mpirjet zakonisht në popull njihen si “ishias”. Këto simptoma lajmërohen për shkak të shtangimit muskulor, inflamimit të mbështjellësve të nyjeve (bursitis). Kështu që, shpesh, dhembjet e shkaktuara nga sëmundjet muskulo-skeletore dhe hernive diskale kanë ngjashmëri simptomatike.
Sëmundjet e boshtit kurrizor – kemi disa çrregullime spinale që mund të shkaktojnë dhembje të shpinës dhe këmbëve si psh: hernia diskale, spondilolisteza, stenoza spinale, kemi edhe gjendje më të rralla, siç janë, infeksionet, tumoret, spina bifida apo frakturat. Këto sëmundje janë më të rralla se ato muskulo-skeletore.
Spondilolisteza (spondylolisthesis) ndodh kur një unazë rrëshqet përpara nga vendi i vet. Kjo ndodh si pasojë e dëmtimeve të vogla të shumta nga lëndimet. Kjo gjendje diagnostikohet me një rëntgen të thjeshtë.
Një prej shkaktarëve të shpeshtë të dhembjeve të shpinës është hernia diskale. Po çka është hernia diskale? Hernite diskale lumbale më së shumti ndodhin në nivelet L4/L5 dhe L5/S1 për shkak se këto dy nivele janë vendet ku disku i nënshtrohet presionit për shkak të lëvizshmërisë të boshtit kurrizor.





Permbledhi textin inf: Qendresa Paqarizi





Categories

Archives