Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhimbjet e barkut dhe depresioni

Dhimbjet e barkut dhe depresioni

anxiety_depression_may_raise_stroke_risk

Dhimbja e barkut është ankesë e zakonshme nga një fëmijë.
Një studim i kohëve të fundit tregon se nëse fëmija ka dhimbje të shpeshta barku, kjo mund të jetë shenjë e problemeve të shëndetit mendor në të ardhmen. Kolegy ynë Astrit Lulushi sjell hollësi për këtë dhe të reja të tjera nga fusha e mjekësisë.
Nëse dhimbjet e barkut janë të shpeshta, një studim i ri i vë mjekët pediatër dhe prindërit në gjendje alarmi se dhimbje të tilla mund të nënkuptojnë rrezik të madh për probleme të shëndetit mendor.
Shkencëtarët në universitetin Vanderbilt në Nashville, Tenesi, shqyrtuan rreth 500 fëmijë me dhe pa dhimbje kronike të barkut. Më shumë se 50 për qind e fëmijëve që raportuan dhimbje, përjetuan një çrregullim ankthi në moshë të re – krahasuar me më pak se 20 për qind të fëmijëve pa dhimbje të barkut.
Për më tepër, fëmijët me dhimbje kronike të barkut kishin dy e herë e gjysmë më shumë të ngjarë të provonin depresion.
Për prindërit, kjo është një shenjë e e dukëshme paralajmërimi; por për mjekët pediatër është një kuptim më i mirë i lidhjes midis problemeve psikiatrike dhe mënyrës se si duhet trajtuar dhimbja; kuptim i cili një ditë mund të çojë në terapi të reja të dhimbjeve.
Anemia dhe Demenca 
Demenca është humbje kujtese ose degradim mendor dhe ndikon miliona vetë – megjithatë, shkaku mbetet mister, dhe kërkimet në këtë fushë vazhdojnë.
Tani, shkencëtarët po shqyrtojnë një lidhje të çuditëshme të mundshme midis demencës dhe anemisë.
Anemia – është sinonim i plogështisë, lodhjes dhe pafuqisë. Dhe një studim i ri nga shkencëtarë në universitetin e Kalifornisë thotë se anemia mund të ketë lidhje me sëmundjen e Alzheimerit e cila e zhvesh njeriun nga kujtimet.
Shkencëtarët shqyrtuan më shumë se 2 mijë e 500 persona të moshuar dhe vunë re se ata që ishin me anemi kishin 41 për qind të ngjarë për t’u prekur nga demenca.
Këto rezultate mund të jenë të rëndësishme, në se kihet parasysh se miliona njerëz vuajnë nga kjo simptomë e Alzheimerit; vetëm në SHBA, 1 në 5 persona 65 vjeç e sipër janë të prekur nga ky lloj degradimi mendor.
Sigurisht, lidhja midis demencës dhe anemisë është ende e paqartë, dhe kjo gjendje mund të ndodhë për një sërë arsyesh mes njerëzve të moshuar.
Studimi këshillon që nëse një person i moshuar është anemik, vizita tek mjeku duhet të jetë hapi i parë për të përcaktuar nëse ai/ajo ka nevojë për hekur ose vitamina shtesë, apo nëse ka ndonjë faktor të njohur rreziku për demencë.
Qëndra e Autizmit pranë universiteti Emory University në Atlanta ka në plan të fillojë kryerjen e analizave të gjakut për zbulimin e autizmit më herët se zakonisht. Kjo mund të ketë efekte të mëdha të trajtimit, ndërsa autizmi ndikon në aftësinë e fëmijëve për të folur, komunikuar dhe bashkëvepruar.
Stefani Medlin thotë se ajo e dinte diçka ishte gabim kur binjakët e saj 2 vjeçarë nuk flisnin shumë.
Ata flisnin rrallë, dhe pak, rreth 3 – 4 fjalë dhe pastaj gjithë ditën heshtnin.
U deshën muaj provime, pasiguri e vonesa për të mësuar se ata ishin me autizëm.
Është vërtetë e rëndë, thotë Stefani, të jesh prind në këtë situatë, sepse prindi kërkon më të mirën për fëmijët e vet.
Autizmi diagnostikohet duke vëzhguar sjelljen e fëmijëve dhe ecurinë e tyre zhvillimore në mësime a provime. Universiteti Emory tani do të jetë një prej 20 qendrave në mbarë Shtetet e Bashkuara, që analizojnë gjakun e fëmijës për autizëm.
Gjatë kësaj analize, Dr Michael Morrier thotë se mjekët kërkojnë për një lloj   shënuesi të veçantë gjenetik që gjendet në gjakun e fëmijëve që janë në rrezik për të pasur autizëm.
Mosha mesatare për diagnoztikimin e autizmit është 4 deri 4 vjeç e gjysmë.  Por analiza e gjaku mund t’a përcaktojë këtë diagnozë disa vite më herët, gjë që sjell ndryshime të dukëshme përsa i përket dobisë së trajtimit.
Dr Michael Morier thotë se në këtë rast diagnostikimi të herëshëm, edhe trajtimi i fëmijës fillon herët gjë që mund të pengojë zhvillimin e disa prej simptomave të autizmit.
Por edhe nëse nëpërmjet analizës zbulohet diçka, thonë mjekët, kjo nuk do të thotë se autizmi do të mund të zhduket, por të paktën disa prej simptomave do të shmangeshin.
Tani për tani, universiteti Emory në Atlanta të shtetit Xhorxhia ka në plan të përfshijë në këtë studim rreth 50 fëmijë të moshës 18 muaj dhe 5 vjeç.
Një shkrim tjetër i dobishëm  President Obama shpall nismën për eksplorimin e trurit

Categories

Archives