Wednesday, 17/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dhimbja në fyt , shkaktarët dhe mjekimi i saj



Dhimbja në fyt , shkaktarët dhe mjekimi i saj
Dhimbja në fyt , shkaktarët dhe mjekimi i saj

Dhimbja në fyt zakonisht shkaktohet nga viruset dhe bakteriet e ndryshme. Infekcionet bakteriale të fytit ndiqen me temperatura të larta trupore, mirëpo egzistenca e temperaturës se larte trupore nuk është vërtetim për një infekcion bakterial. Një numër i madh i viruseve shkaktojnë temperatura të larta trupore.

Nëse tablloja e sëmundjes është e paraqitur vetëm me ndezje të fytit(fyt te skuqur) dhe dhimbje, më tepër mendohet për infekcion viral dhe terapia e kësaj nuk bëhet me antibiotikë. Për të tejkaluar një infekcion viral të fytit preferohet përdorimi i vitamins C dhe tabletave me multivitamina, me to edhe përdorimi më i shumte i çajrave dhe lëngjeve. Barnat anelgjetike, si që jane Naprokseni , Ketoprofeni, Ibuprofeni etj , japin rezulltate të mira duke e pasur parasysh efektin e tyre anelgjetik (kundër dhimbjes), antienflamatuar ( kundër ndezjes) dhe antipiretik (kundër teperaturës).

Në infekcionet virale të fytit, tek personat që përfaqsojnë grup të rezikshem për vendosje të infekcioneve bakteriale mund te jepen antibiotikë me spektrum te gjërë me doza të ulta.
Vetëm %30 i infekcioneve të fytit përbëhen nga infekcionet bakteriale . Infekcionet bakteriale janë indikacion i domosdoshëm për përdorim të antibiotikeve. Ndjekin me dhembje në fyt,temperatura të larta trupore dhe koll. Antibiogrami është analiza e cila do të tregojë llojin e antibiotikut që duhet te përdoret . Në raste të tilla përdorimi i antibiotikëve me spektrum të gjërë është e preferuar.

Presenca e bakterieve të quajtura Streptokok,dhe mospërdorim i antibiotikëve në këtë situatë, paraqet një rrezik të madh për sëmurje të mëvonshme të veshkëve , zemrës , artikulacioneve dhe sistemit nervor.





Në prani të infekcionit bakterial pranë antibiotikëve , duhet të përdoren gjithashtu edhe barnat anelgjetike,sikurse tek infekcionet virale,vitaminat,çajrat dhe lëngje të shumta .
Përdorimi i antibiotikëve mundet të shkaktojë rrezistencë ndaj atibiotikut,duke e zvogëluar efektin e antibiotikut ne një sëmundje të ardhshme. Andaj , atibiotikët janë grupe të barnave që nuk duhet të përdoren pa përshkrim nga mjeku, dhe në rast përdorimi duhet të përdoren ashtu si që janë përshkruar.

Gabimi më i madh gjatë përdorimit të tyre ësht mosvazhdimi i antibioterapisë pas ditës së dytë ose tretë të sëmundjes , koha në të cilën këto barna tregojnë efektin e tyre dhe zhduken semptomet e sëmundjes ,e jo sëmundja.